Arkiv-Lajme të përditësuara

Aksident në Pogradec, autobusi përplas furgonin me pasagjerë.

Postuar në 14 Maj, 2014 04:52

jë aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Petrushë në Pogradec, ku një furgon me pasagjerë është përplasur me një autobus, por fatmirësisht pa të lënduar.
 
Mësohet se furgoni me pasagjerë me targa PG 147 A është përplasur me autobusin me targa TR 5378 S ndërsa nuk raportohen të lënduar por vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake mësohet se shkak për aksidentin ka qenë lagështira në rrugë.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Tiranë, 50-vjeçarja bie në lumin e Lanës, plagoset rëndë, shkak tensioni.

Postuar në 13 Maj, 2014 14:31

Një 50-vjeçare është rrëzuar në lumin e Lanës pasditen e sotme në kryeqytet. Shkak dyshohet të ketë qenë një luhatje e tensionit të 50-vjeçares, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 pranë Katedrales ortodokse.
 
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rrëzimit të 50-vjeçares në lumin e Lanës.

Fier, dëftesa falso për 1500 euro, 4 arreste në Drejtorinë Arsimore.

Postuar në 13 Maj, 2014 14:29

Policia e Fierit ka arrestuar sot, për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, katër persona: Drejtorin e shkollës së mesme të Roskovecit, F.Beqajn dhe tre specialistët e kurrikulës në Drejtorinë Arsimore të Fierit, V. Mitro, M. Emiri dhe M.Durmishaj. 

Laprakë, një kalimtar vdes i goditur nga makina ndërsa kalonte rrugën.

Postuar në 13 Maj, 2014 14:27

Një person rreth të 50-tave ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, në afërsi të Laprakës.

Viktima është goditur nga një makinë “Smart” me ngjyrë të verdhë me targa AA 868 JF ndërkohë që po kalonte në korsinë e shpejtësisë.

Të afërmit e tij kanë ardhur pranë trupit më parë se të mbërrinte mjekësia ligjore. Në vendngjarje shkoi fillimisht një ambulancë, për të dhënë ndihmën e shpejtë, por kalimtari kishte ndërruar jetë.

Rama mbyll vizitën në Vjenë "Integrimi synimi ynë më madhor"

Postuar në 13 Maj, 2014 11:24

Në mbyllje të Ditës Shqiptare në Vjenë, Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në Kreisky Forum, për të folur mbi Shqipërinë dhe Ballkanin, në fokusin e perspektivës europiane. Në Forum ishte i pranishëm edhe ish kancelari austriak Franz Vranicki. Ndërsa theksoi se integrimi europian është qëllimi më madhor i Shqipërisë, Kryeministri Rama u shpreh se qeveria shqiptare e sheh atë në radhë të parë, si procesi i ndërtimit të Europës brenda vendit.

Territorialja,mbyllen seancat dëgjimore, të premten diskutohen variantet.

Postuar në 13 Maj, 2014 11:22

Komisioni për reformën territoriale do të shqyrtojë të premten variantet e mundshme që do të sjellë Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, ndërsa kryetari i komisionit Bashkim Fino i dha një shans tjetër opozitës që të jetë e pranishme të premten për të zgjedhur mbi variantin që asaj i duket më i vlefshëm.
 

Fier,bllokohet buxheti i Komunës Ndërmenaz,humbi gjyqin.

Postuar në 13 Maj, 2014 10:25

Drejtoria e Thesarit në Fier bllokon buxhetin e komunës Ndërmenaz, duke e ndaluar këtë të fundit të realizojë investimet e parashikuara.
 
Shkak i këtij bllokimi është bërë pushimi nga puna i dy punonjësve të komunës, të cilët kanë fituar përballjen gjyqësore kundër institucionit ku punonin dhe tani me ndihmën e përmbarimit dhe drejtorisë thesarit po marrin paratë e prapambetura.
 
Shuma e bllokuar nga drejtoria e thesarit arrin në 100 milionë lekë të vjetra, ndërsa për këtë konflikt palët i janë drejtuar edhe gjykatës. 

Korçë, përplasi 10-vjeçaren policia në kërkim të mjetit.

Postuar në 13 Maj, 2014 10:23

Policia është vënë në kërkim të një automjeti Benz, ngjyrë gri pasi është larguar nga vendngjarja pasi ka aksidentuar të miturën me iniciale M.A,, rreth 10 vjeç, banuese në fshatin Kuç i Zi.
 
10-vjeçarja e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal Korçë për të marrë mjekimin e nevojshëm.
 
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 në aksin rrugor Korçë-Devoll, në kryqëzimin e fshatit Plasë.

Kakavijë,kapen 11 klandestinë nga Eritrea, policia i kthen në Greqi.

Postuar në 13 Maj, 2014 10:22

Policia Kufitare e Kakavijës ka kapur sot rreth orës 11:30 në Jergucat 11 persona të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Greqia në vendin tonë. Mësohet se 11 klandestinët e arrestuar paraditen e sotme janë nga Eritreja.
 
Klandestinët, 5 prej të cilëve ishin gra, në momentin që janë arrestuar po lëviznin në këmbë nëpërmjet fushave të Jergucatit në mënyrë që t’iu shmangeshin policisë.

Kapja e 11 klandestinëve nga policia kufitare e çon në 21 numrin total të klandestinëve të kapur në 24 orë në qarkun e Gjirokastrës.

Avioni në Divjakë, PD: Mbledhje e jashtëzakonshme e Parlamentit.

Postuar në 13 Maj, 2014 05:53

Opozita nis bojkotimin e komisioneve parlamentare dhe kushtëzim të marrëdhënieve me mazhorancën qeveritare duke kërkuar njëherësh një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit, në kushtet kur sipas tyre avionë të vegjël përdoren për trafik droge.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara