Korçë, përplasi 10-vjeçaren policia në kërkim të mjetit.

Postuar në 13 Maj, 2014 10:23

Policia është vënë në kërkim të një automjeti Benz, ngjyrë gri pasi është larguar nga vendngjarja pasi ka aksidentuar të miturën me iniciale M.A,, rreth 10 vjeç, banuese në fshatin Kuç i Zi.
 
10-vjeçarja e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal Korçë për të marrë mjekimin e nevojshëm.
 
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 në aksin rrugor Korçë-Devoll, në kryqëzimin e fshatit Plasë.

Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentet dhe ka filluar kërkimet për ndalimin e mjetit Benz, ngjyrë gri, targat e të cilit ende nuk dihen.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.