Arkiv-Lajme të përditësuara
Rama: Qesharake që Shqipëria pret statusin, e ka marrë që në dhjetor.
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën austriake ‘Der Standard’ e ka cilësuar si qesharake faktin se Shqipëria pret akoma marrjen e statusit të vendit kandidat. Sipas tij Shqipëria e ka fituar atë në dhjetor dhe shtyrja e marrjes së vendimit për në qershor nuk është diçka e mirë për rajonin dhe për Evropën.
Vlorë, fshati i harruar, Bestrova më shumë se 23 vite pa ujë të pijshëm.
Jo më shumë së 20 km nga qyteti i Vlorës, fshati Bestrov me një popullsi prej 5 mijë banorësh, vuan prej më shumë se 23 vitesh mungesën e ujit të pijshëm.
Përpjekja e banorëve për të bërë puse pranë shtëpive të tyre në mjaft raste ka rezultuar e kotë, teksa uji ka dalë i kripur.
Në këtë fshat ndodhet një çezmë e ndërtuar rreth 100 vite më parë, por prej vitesh nuk kryen më funksionin e saj dhe ka mbetur si një relike e vjetër.
Ndërpreje energjie në disa zona në Tiranë, po kryhen punime.
CEZ Shpërndarje njofton abonentët se Drejtoria Rajonale e Tiranës do të kryejë disa punime remonti, për këtë arsye do të ketë ndërprerje të energjisë si më poshtë:
Nga ora 10:00 deri në 14:00 sot do të kryhen remonte ne Nënstacionin Zogu i Zi. Për këtë arsye do të stakohet energjia elektrike për abonentët ne Rr. “Muhamet Gjollesha”.
Nga ora 09:00 deri ne 15:00 sot me 12 Maj 2014 do te kryhen remonte në Nënstacionin Traktora. Për këtë arsye do të stakohet energjia elektrike për abonentët brenda territorit te ish-uzinës traktori.
Rama në Vjenë: Ditë e plotë për ekonominë, takim me Faymann.
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vjenë, ku pritet të takohet me kancelarin Faymann. Këtë e konfirmon vetë kreu i qeverisë Edi Rama në faqen e tij në rrjetin social “Twitter”. Duke e quajtur ditën e sotme “një ditë të plotë për ekonominë shqiptare”, kryeministri Rama thotë se do të takohet dhe do të ketë një dialog dhe me kancelarin Vranicki në Kreisky Forum.
“Në Vjenë. Sot ditë e plotë për ekonominë shqiptare, takim me kancelarin Faymann dhe një dialog me kancelarin Vranicki në Kreisky Forum”, shkruan kryeministri Rama.
Panairi i librit në Torino, Rama: Prania e Shqipërisë, e rëndësishme.
Stenda e Shqipërisë në panairin Ndërkombëtar të Librit që po zhvillohet në Torino, ka tërhequr shumë vizitorë. Njëri prej tyre, ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndal u gjatë në stendën dedikuar letërsisë shqipe, ku janë ekspozuar botime të autorëve shqiptarë të përkthyer në gjuhën italiane, si dhe një numër titujsh në shqip. Kryeministri e vlerësoi këtë Panair dhe praninë e Shqipërisë në të si një mundësi e rëndësishme për të thelluar njohjen dhe zgjeruar kontaktet mes dy kulturave.
Gjirokastër, kapen 20 kg kanabis pranga 1 personi, në kërkim 1 tjetër.
Policia e Gjirokastrës, ka bërë të mundur sekuestrimin e 20 kg kanabis sativa, mbrëmjen e djeshme rreth orës 00:20 në zonën e Ujit të Ftohtë, si dhe ka arrestuar edhe një nga transportuesit e saj ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Kështu në pranga të policisë ka rënë shtetasi Leonidha Gjini, 31 vjeç.
Mësohet se droga e sekuestruar ishte e ndarë në 16 pako dhe ndodhej e fshehur në bagazhin e automjetit tip BMW Kabriole me targa AA 188 GZ nën drejtimin e Gjinit.
Vdes foshnja 2 orë pas lindjes Nëna: Nga neglizhenca e mjekëve.
Mjekët e spitalit të Korçës janë vënë nën akuzë për vdekjen nga pakujdesia të një foshnjeje të sapolindur.
Nëna e foshnjës, Manushaqe Demolli, shprehet se djali i saj ka ndërruar jetë vetëm dy orë pasi erdhi në jetë, ndërsa për këtë fajëson mjekun, Gjergji Gjata, dhe një koleg të tijin.
Sipas saj, mjekët para se të lindë foshnja i kishin thënë se gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë, ndërsa pasi ndërroi jetë, të njëjtët mjekë janë shprehur se foshnja kishte probleme në zemër dhe mushkëri.
Tiranë, makina përplas 58-vjeçarin ndërron jetë në spitalin e Traumës.
Një 58-vjeçar është aksidentuar për vdekje teksa lëvizte me biçikletë pranë “Librit Universitar”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pasi u përplas nga një kamion. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 të mbrëmjes, ndërsa i aksidentuari Shkëlqim Xhangolli, është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, ku ka ndërruar jetë disa minuta më pas.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, deri në sqarim in e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Shqiptari humb jetën në Siri Familjarët: Ishte fetar i rregullt.
Një tjetër shqiptar ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri. Ai është 35-vjeçari Sherif Taushani nga Elbasani. Sipas familjarëve të Taushanit, ai ishte fetar i rregullt dhe herën e fundit që shkoi në Siri në shtator 2013, ai ka marrë me vete familjen e tij, bashkë me 3 fëmijët. Kushëriri i Taushanit thotë për “A1 Report”, se 35-vjeçari nuk njihej si person problematik, ndërsa i bën apel shtetit të sjellë trupin e tij sa më parë në vendlindje, si dhe të rikthehet pjesëtarët e familjes së tij.
Berisha thërret 6 herë: Rama ik! Rikthen parullën e vjetër.
Parulla e njohur e PD-së në opozitë “Nano ik” rikthehet në gojën e opozitës si “Rama ik”. Kësaj radhe thirrjen e ka lëshuar ish-Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pas kapjes së avionit të drogës në Divjakë.
Ai shkruan në një mesazh në Fb: “Rama ik, Qeveri e drogës ik! Kjo është thirrja që buron sot në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari, që ka Shqipërinë për dheun e tij më të dashur e që do të jetojë në këtë vend në liri, dinjitet dhe siguri.”