Berisha thërret 6 herë: Rama ik! Rikthen parullën e vjetër.

Postuar në 11 Maj, 2014 09:55

Parulla e njohur e PD-së në opozitë “Nano ik” rikthehet në gojën e opozitës si “Rama ik”. Kësaj radhe thirrjen e ka lëshuar ish-Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pas kapjes së avionit të drogës në Divjakë.
 
Ai shkruan në një mesazh në Fb: “Rama ik, Qeveri e drogës ik! Kjo është thirrja që buron sot në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari, që ka Shqipërinë për dheun e tij më të dashur e që do të jetojë në këtë vend në liri, dinjitet dhe siguri.”

“Rama ik, Qeveri e drogës ik,”- përsërit Berisha, duke theksuar se kjo “është thirrja e zemrës dhe shpirtit e çdo të reje dhe të riu shqiptar që e duan dhe i besojnë Shqipërisë.”
 
Më pas, Berisha e ka përsëritur edhe katër herë të tjera thirrjen duke argumentuar se “baronët e drogës, kumbarët dhe ndrikullat e saj drejtojnë qeverinë, se Shqipëria është bërë një vend më i pasigurt se Afganistani.” 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.