Tiranë, makina përplas 58-vjeçarin ndërron jetë në spitalin e Traumës.

Një 58-vjeçar është aksidentuar për vdekje teksa lëvizte me biçikletë pranë “Librit Universitar”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pasi u përplas nga një kamion. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 të mbrëmjes, ndërsa i aksidentuari Shkëlqim Xhangolli, është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, ku ka ndërruar jetë disa minuta më pas.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, deri në sqarim in e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Burimet policore thanë se nga veprimet paraprake hetimore vërehet një prerje e rrugës së personit që lëvizte me biçikletë, ndërsa mbetej ende për t’u hetuar shpejtësia e automjetit dhe nëse kishte mundësi të shmangte përplasjen.
58-vjeçari Xhangolli punonte roje private pranë ambasadave.
Add new comment