Rama: Qesharake që Shqipëria pret statusin, e ka marrë që në dhjetor.

Postuar në 12 Maj, 2014 06:31

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën austriake ‘Der Standard’ e ka cilësuar si qesharake faktin se Shqipëria pret akoma marrjen e statusit të vendit kandidat. Sipas tij Shqipëria e ka fituar atë në dhjetor dhe shtyrja e marrjes së vendimit për në qershor nuk është diçka e mirë për rajonin dhe për Evropën.  

“Kur është fjala për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, më duhet të them se është qesharake që Shqipëria është ende në pritje, Shqipëria e ka fituar statusin kandidat. Ne e kemi fituar atë në dhjetor. Dhe nuk ishte e mirë që ai u zhvendos. Kjo nuk ishte e mirë për Shqipërinë dhe kjo nuk ishte e mirë për rajonin dhe kjo nuk ishte e mirë për Evropën.” shprehet Rama

Kryeministri Rama shprehet mjaft optimist ndërsa shton se është ndierë i inkurajuar nga takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas tij të gjitha vendet e rajonit po përparojnë në kuadër të integrimit evropian dhe kjo falë vëmendjes së kushtuar nga BE ndaj Ballkanit.

“Sinqerisht, unë jam shumë i inkurajuar dhe plot shpresë, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel . Unë kam qenë shumë i inkurajuar nga ndjenja e realitetit dhe urgjencës që kam gjetur nga takimi me Kancelaren, kur është fjala për Ballkanin, si një vend ku Europa duhet të jenë më e pranishme dhe më e vëmendshme. Ky vit është viti i parë në Ballkan pa konflikte. Çdo gjë që po ndodh po ndodh në emër të Europës. Pra, Ballkani është një vend ku ka pasur konflikte të tmerrshme , ndërsa tashmë është bërë një vend i paqes. Tani Ballkani ka nevojë për Evropën, por Evropa ka nevojë shumë më tepër për Ballkanin. Një gjë duhet të jetë e qartë, nga njëra vendet e rajoni duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë, nga ana tjetër i gjithë rajoni merr më shumë vëmendje. Integrimi në BE i vendeve është një gjë, dhe vëmendja është një tjetër që nuk duhet të varet nga shpejtësia e integrimit." tha Rama

Sa i përket procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, Rama shprehet se vetë procesi është qëllimi i vendit tonë. Duke vazhduar më tëj, Rama e cilëson procesin si mjetin unik të modernizimit të Shqipërisë.

“Procesi i integrimit është një mjet shumë efikas dhe tërësisht unik që duhet për modernizimin e Shqipërisë . Dhe përveç kësaj, procesi i anëtarësimit është vetë qëllimi. Integrimi evropian është një udhëtim me veten tonë, për të zbuluar energji të reja dhe për të rilindur vendin tonë.” tha Rama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.