Vlorë, fshati i harruar, Bestrova më shumë se 23 vite pa ujë të pijshëm.

Postuar në 12 Maj, 2014 06:29

Jo më shumë së 20 km nga qyteti i Vlorës, fshati Bestrov me një popullsi prej 5 mijë banorësh, vuan prej më shumë se 23 vitesh mungesën e ujit të pijshëm.
 
Përpjekja e banorëve për të bërë puse pranë shtëpive të tyre në mjaft raste ka rezultuar e kotë, teksa uji ka dalë i kripur.
 
Në këtë fshat ndodhet një çezmë e ndërtuar rreth 100 vite më parë, por prej vitesh nuk kryen më funksionin e saj dhe ka mbetur si një relike e vjetër.
 
Kjo përbën një paradoks në vete, teksa një shekull më parë uji i pijshëm nuk ishte shqetësim i banoreve, ndërsa në ditët e sotme po.
 
Ajo që u ka mbetur banorëve është vetëm të bëjnë çdo ditë me dhjetëra kilometra rrugë për të siguruar ujin e pijshëm, ndërsa premtimet e drejtuesve vendorë për zgjidhjen e këtij problemi nuk u kanë munguar kurrë, por kanë mbetur vetëm në letër.
 
Banorët e Bestrovës duhet të përballen me mungesën e ujit të pijshëm, deri sa përgjegjësit e instancave vendore të kthejnë sytë nga ata.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.