Gjirokastër, kapen 20 kg kanabis pranga 1 personi, në kërkim 1 tjetër.

Policia e Gjirokastrës, ka bërë të mundur sekuestrimin e 20 kg kanabis sativa, mbrëmjen e djeshme rreth orës 00:20 në zonën e Ujit të Ftohtë, si dhe ka arrestuar edhe një nga transportuesit e saj ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Kështu në pranga të policisë ka rënë shtetasi Leonidha Gjini, 31 vjeç.
Mësohet se droga e sekuestruar ishte e ndarë në 16 pako dhe ndodhej e fshehur në bagazhin e automjetit tip BMW Kabriole me targa AA 188 GZ nën drejtimin e Gjinit.
Sipas policisë bashkë me drjetuesin në automjet ndodhej edhe një person tjetër i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka të bërë të mundur identifikimin e tij, i cili nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërsa është shpallur në kërkim. Nga hetimet paraprake mësohet se lënda narkotike vinte nga Lazarati.
Add new comment