Arkiv-Lajme të përditësuara

Ja përgjimet e drogës së Vlorës që vunë në pranga Shefin e Antidrogës.

Postuar në 09 Maj, 2014 06:53

Disa ditë më parë shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Fierit është arrestuar me urdhër të prokurorisë, pasi rezultoi se ishte i lidhur me një grup kriminal që trafikonte tonelata drogë nga Lazarati në drejtim të Italisë. Grupi afronte sasitë e ndryshme të drogës, afër bregut të detit, mes Hidrovorit dhe Lagunës së Nartës në Vlorë. Pikërisht në këtë pozicion vinte nga Italia një gomone, e cila merrte mallin.

Meta: Në Parlamentin tjetër do kemi më shumë deputetë të lindur pas ‘90.

Postuar në 09 Maj, 2014 04:02

Shqipëria është e vendosur në rrugën e saj integrimit europian dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve në jetën politike të vendit. Këtë e ka shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë një seance të zhvilluar në sallën e Kuvendit me 150 të rinj nga Europa e Ballkani, ndërsa shtoi se “Në Parlamentin tjetër do kemi më shumë deputetë të lindur pas ‘90”. Në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të Javës Europiane, theksi u vu në përfshirjen e të rinjve në politikë, nisur edhe nga programi “Rinia në veprim”.

Berat, atentat mafioz me breshëri plumbash ish-shefit të qarkullimit.

Postuar në 09 Maj, 2014 03:54

Është vrarë në një atentat mafioz në orët e para të mëngjesit të së premtes (pak pas mesnate), ish shefi i Qarkullimit në Berat, Adriatik Mustafaraj.
 
Vrasja ndodhi në hyrje të qytetit të Beratit në vendin e quajtur ”Kombinat” në një lavazh, ku persona ende të paidentifikuar nga policia i zunë pritë me armë biznesmenit, i cili kishte një biznes me pllaka spanjolle, edhe merrej me shitje makinash të përdorura.

Mirditë, vrau me thikë në fyt gruan e veten, letra: Kush ngre krye i pritet!

Postuar në 09 Maj, 2014 03:52

Tragjedi në familjen Biba që banonte në Durrës, por me origjinë nga Mirdita, pasi kreu i familjes Mark Biba, ka vrarë me thikë duke i prerë fytin, bashkëshortesë së tij Gjylestina Biba dhe më pas ka varur veten në një pemë. Këtë e konfirmon edhe fakti që Mark Biba ka lënë edhe një letër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë për shkaqe xhelozie mes çiftit. Por më të rëndë e ka bërë këtë ngjarje edhe transportimi me anë të një kamion tip “Ifa” i trupave të viktimave nga fshati Domgjon ku ka ndodhur krimi, për në Rrëshen ku edhe do të bëhej një ekspertim mjeko-ligjor.

Shpërthimi i makinës në autostradë Çanta i shpëtoi jetën inxhinieres.

Postuar në 09 Maj, 2014 03:48

 Çanta me dokumente që ndodhej mbi kroskotin e makinës, ka qenë fatsjellëse për inxhinieren e ndërtimin Entela Çano, 38 vjeçe pasi ka amortizuar shpërthimin me telekomandë të tritolit që ishte vënë poshtë makinës së saj që në Kavajë, duke e shpëtuar edhe pa dëmtime. Policia e Durrësit ka dhënë detaje për shpërthimin e ndodhur mesditën e djeshme në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit” dhe sipas tyre është duke u hetuar në pistën e konkurrencës. E pyetur nga “Shqiptarja.com”, inxhinierja Çano ka deklaruar se, “e rëndësishme është që jam mirë”.

Burrel, të afërmit kërkojnë lirimin e N. Pislit, protestë para komisariatit.

Postuar në 09 Maj, 2014 03:46

Një ditë pas shoqërimit në komisariatin e Burrelit të Nuredin Pislit, babait të Flamur Pislit, i cili kërcënoi se do të hakmerrej sipas kanunit ndaj kryepolicit Artan Didi, kanë reaguar të afërmit e tij. Familjarët kërkojnë lirimin e Nuredin Pislit nga komisariati duke u shprehur se ai është arrestuar padrejtësisht.
 
Nuredin Pisli është i ati i Flamur Pislit, i cili u që u vra në vitin 1999 pasi kishte marrë peng autobusin grek me pasagjerë, ku mbeti i vrarë edhe një pasagjer grek.
 

Kërcënoi me jetë kryepolicin Didi prangoset babai i Flamur Pislit.

Postuar në 08 Maj, 2014 15:04

Këcënoi me jetë drejtorin e përgjithshëm të policisë, prangoset babai i Flamur Pislit.

Nuredin Pisli është arrestuar mbrëmjen e së ejntes nga policia e Burrelit, teksa një ditë më parë duke marrë për bazë edhe deklaratat e bëra nga PD-ja, se i biri i tij, së bashku me shtetasin grek, janë vrarë nga Didi gjatë aksionit për lirimin e pengjeve të autobusit nga Selaniku në Qafë Krrabë, ai deklaroi se do merrte hak sipas kanunit.

Tiranë, shitësi ambulant plagos me thikë të riun, shpallet në kërkim.

Postuar në 08 Maj, 2014 15:03

 Një konflikt mes një shitësi ambulant dhe 2 të rinjve pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë ka përfunduar me plagosjen me thikë e njërit prejt të rinjve.
 
Nga hetimet paraprake mësohet se konflikti mes tyre ka filluar për motive të dobëta, duke sjellë edhe tensionimin e stuatës aq sa shitësi ambulant, rreth 60 vjeç, ka plagosur me thikë të riun rreth 25 vjeç.
 
Menjëherë i riu është transportuar për në spital, ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar nga vend ii ngjarjes.
 

New York Times: Brigjet shqiptare për t’u vizituar në 2014.

Postuar në 08 Maj, 2014 15:02

Prestigjiozja amerikane New York Times ka publikuar një listë me 52 shtete për t’u vizituar në vitin 2014. Brigjet e bregdetit shqiptar renditen në vendin e katërt, ku nuk lë pa përmendur edhe ndryshimet pozitive të qeverisë së re.

Po sikur të mund të kombinonit bukurinë e thyer që gjeni në bregdetin Dalmat të Kroacisë me rrënojat e pazbuluara të Turqisë apo Greqisë, të gjitha të mbështjella me karakteristikën e butë të natyrës së Italisë rurale me vetëm pak kosto. Rezulton se ju mundeni dhe ky vend është Shqipëria- kështu nis shkrimi përshkrues në prestigjiozen NYT.

Policia shkarkon 7 zyrtarët që abuzuan me tenderin e uniformave.

Postuar në 08 Maj, 2014 09:47

Policia e Shtetit ka përjashtuar 7 oficerë dhe funksionarë nga radhët e saj për tenderin e uniformave të vitit 2008. Tenderi ishte denoncuar nga PS-ja në opozitë, por dosja ishte mbyllur nga Prokuroria dhe KLSH-ja. 

Të përjashtuarit janë: Ilia Nasi, që së fundmi ishte këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë; Fatbardha Beqiri, Ridvan Dhuli, Zenel Hyka, Robert Gode, Haxhi Bala dhe Feksor Shkurti.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara