Tiranë, shitësi ambulant plagos me thikë të riun, shpallet në kërkim.

Postuar në 08 Maj, 2014 15:03

 Një konflikt mes një shitësi ambulant dhe 2 të rinjve pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë ka përfunduar me plagosjen me thikë e njërit prejt të rinjve.
 
Nga hetimet paraprake mësohet se konflikti mes tyre ka filluar për motive të dobëta, duke sjellë edhe tensionimin e stuatës aq sa shitësi ambulant, rreth 60 vjeç, ka plagosur me thikë të riun rreth 25 vjeç.
 
Menjëherë i riu është transportuar për në spital, ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar nga vend ii ngjarjes.
 
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim shitësin ambulant, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.