Arkiv-Lajme të përditësuara
Itali, nën akuzë për krime shpallen të pafajshëm 2 shqiptarët.
Dy shqiptarë janë shpallur të pafajshëm nga drejtësia italiane, pasi ishin akuzuar në mënyrë të padrejtë. Rasti i parë ka të bëjë me një prostitutë shqiptare 22 vjeçe e cila akuzohej se kish vrarë një klient të sajin pas një marrëdhënieje seksuale.
Berat, sekuestrohen armë dhe eksploziv, arrestohen dy persona.
Arrestohen gjatë një operacioni të policisë, koduar “Muzaka 2”, Altin Frashelliu 37 vjeç dhe Sokol Boce 35 vjeç nga Ura Vajgurore. Të dy të arrestuarit njihen si persona me precedentë të mëparshme penale.
Ata dyshohen për ushtrim aktiviteti kriminal në fushën e tregtimit të armëve dhe lëndëve plasës-e.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia u janë sekuestruar :Një automatik model 56 i kalibrit 7.62 , 600 fishek model 56, 20 kapsolla elektrike , 2kg lëndë plasëse e llojit eksploziv si dhe 2 aparate celulare.
Tiranë, tentoi të fuste drogë në komisariat, arrestohet Bujar Sallaku.
Tre ditë pas arrestimit të një të kërkuari për tentativën e vrasjes së një polici, shërbimet e ruatjes së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë arrestuar një të afërm të tij teksa tentonte t'i fuste drogë në birucë.
Rrëshen, tentoi të vriste gruan me sëpatë, policia parandalon krimin
Policia e Mirditës ka arrestuar në flagrancë një 54 vjeçar, duke parandaluar një krim në familje. Kështu në pranga të policisë ka rënë Vasil Rica, i cili ka tentuar të vrasë me sëpatë, gruan e tij Flora Rica 48 vjeç.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në qytetin e Rrëshenit dhe është dashur ndërhyrja e policisë, e njoftuar nga fqinjët e çiftit, për të shmangur tragjedinë. Mësohet se fillimisht bashkëshortët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, ku me pas burri ka marrë sëpatën për ta goditur.
Berat, kapet i arratisuri nga qelia që në '97, i dënuar 21 vjet për vrasje.
Është arrestuar sot në qytetin e Beratit, një i arratisur nga burgu që në vitin 1997, Arben Kushe.
Pas një operacioni të emërtuar "Muzaka 1", policia e Beratit arrestoi të shumëkërkuarin Arben Xhevit Kushe (Shehu) të dënuar me 21 vjet burg.
Ai ishte dënuar për vrasjen e 22 vjeçarit Bandill Kodheli me bajonetë në qëndër të qytetit të Beratit në vitin 1993, vrasje me paramendim.
Kushit i kishin mbetur edhe shumë vite burg për të kryer, por ai pas hapjes së burgjeve në 1997, nuk u rikthye më në qeli.
Durrës, arrestohen 2 policë, sajonin aksidente për të fituar nga sigurimet.
Dy policë me iniciale F.Krosi dhe K.Bregu janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit, pasi krijonin aksidente fictive me qëllim që të përfitonin para nga kompanitë e sigurimeve. Sëbashku me ta, për falsifikim dokumentash dhe mashtrim është arrestuar edhe një bashkëpunëtor, V.Suti.
Falsifikimi i dokumentave nga Krosi, Bregu dhe Suti ka ndodhur në vitin 2009.
Zbulohet baza e shpërndarjes së drogës, 2 në pranga.
Policia ka zbuluar një bazë shpërndarje droge në rrugën “Njazi Meka’, duke shoqëruar në komisariat 2 persona. Sipas policisë baza e shpërndarjes shërbente për zonën e Kinostudios dhe Alliasit. Hetimet e policisë rreth kësaj baze kanë nisur disa muaj më parë. Emrat e të shoqëruarve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore. Aksioni është finalizuar nga sektori i policisë "Shqiponja".
Kapshticë, pala greke kthen qytetarët që s’kanë 3 mijë € garanci monetare.
Që prej ditës së djeshme, pala greke në pikën kufitare të Kapshticës ka kthyer qytetarët që nuk kanë garanci monetare. Pala greke ka kërkuar garanci mbi 3 mijë euro për të kaluar kufirin. Vetëm gjatë ditës së djeshme, pala greke ka kthyer rreth 70 qytetarë.
Nisur nga kjo situatë e krijuar, u zhvillua një takim mes palës shqiptare dhe asaj greke.
Pas takimit, pala greke premtoi se nuk do të kthejë qytetarë të cilët nuk e kanë garancinë monetare.
Itali, 2 shqiptarë u kapën me 370 kg drogë, dënohen me 3 vite burg.
Dy shqiptarë të arrestuar në nëntor të 2013 nga policia italiane pasi i gjetur 370 kilogramë marijuanë, janë përballur sot me drejtësinë. Sorian Berulli 42 vjeç dhe Damian Cani 20 vjeç, nga Vlora, në mes të nëntorit udhëtonin me një gomone ku ishte ngarkuar lënda narkotike e llojit marijuanë, ndërsa drejtësia italiane i dënoi me 3 vjet burg, në termat e një gjykimi të shkurtuar.
Në operacioni i realizuar nga “Guardia di Finanza” u angazhuar disa mjete, helikopterë, anije, dhe komando tokësore në Brindisi e Lecce.
Protesta e ish-të përndjekurve, Veliaj: E padrejtë, disa nga 2 këste, disa 0.
Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj ka reaguar nga Elbasani lidhur me protestën e ish-të përndjekurve politikë, duke e quajtur të padrejtë. ministri Veliaj tha se do të bëhet një rivlerësim i shpërndarjes së dëmshpërblimeve, pasi disa ish-të përndjekur kanë marrë nga 2 këste, e disa të tjerë asnjë.