Durrës, arrestohen 2 policë, sajonin aksidente për të fituar nga sigurimet.

Dy policë me iniciale F.Krosi dhe K.Bregu janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit, pasi krijonin aksidente fictive me qëllim që të përfitonin para nga kompanitë e sigurimeve. Sëbashku me ta, për falsifikim dokumentash dhe mashtrim është arrestuar edhe një bashkëpunëtor, V.Suti.
Falsifikimi i dokumentave nga Krosi, Bregu dhe Suti ka ndodhur në vitin 2009.
Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit thanë se “pas hetimit të zhvilluar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy punonjës policie të qarkullimit rrugor
Durrës, të akuzuar për “fallsifikim të dokumentave nga personat që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentin” si edhe nga një shtetas, i akuzuar për “mashtrim”.
Nga hetimi ka rezultuar se punonjësit e policisë rrugore, F.Krosi dhe K.Bregu, në bashkëpunim me shtetasin V.Suti, ne vitin 2009, kanë falsifikuar të dhënat në dokumenta zyrtarë, duke krijuar aksident fiktiv me qëllim mashtrimin e kompanive të sigurimit, duke përfituar shuma parash në mënyrë të paligjshme.
Policia sqaron gjithashtu se bashkëpunëtori “V.Suti dyshohet se nëpërmjet këtij mashtrimi, ka arritur të përfitojë nga kompanitë e sigurimit rreth 1 milionë lekë të reja.”
Add new comment