Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjykatë 3 pengmarrës

Postuar në 14 Maj, 2014 15:30

Tre personat që u kapen në Kukës nga Renea për pengmarrjen e shtetasit kosovar Flamur Curri, janë dërguar në gjyq për akuzën e “Mbajtjes peng të personit më shumë se një herë”, dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
 
Të akuzuar janë Ardjan Muja, Lumir Gashi dhe Shkëlzen Duraku.
 
Pengmarrja është bërë me qëllim dorëzimin e 6 mijë eurove. 

Rrëzohet Malaj nga Gjykata e Lartë Braho:Të shkarkojmë dhe Nishanin.

Postuar në 14 Maj, 2014 11:28

Deputeti i LSI-së Spartak Braho ka kërkuar sot nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Bujari Nishani. Kërkesa e beftë është bërë në Komisionin e Ligjeve që është mbledhur sot pasdite në Kryesinë e Kuvendit për shqyrtimin e dekretit të Nishanit që propozon gjykatësin Alaudin Malaj në Gjykatën e Lartë. 

Malaj nuk u votua nga mazhoranca, dekreti i Presidentit u hodh poshtë, pasi ky u fundit u gjykua se kishte bërë përzgjedhje selektive.

Tahiri: Do t'ju merret toka atyre që e mbjellin me hashash.

Postuar në 14 Maj, 2014 11:26

Ministria e Brendshme ka planifikuar një sërë masash që kanë në fokus luftën ndaj trafikut të drogës. Këtë e ka bërë të ditur sot ministri Saimir Tahiri, duke theksuar se do të ketë masa ndëshkuese për ata që mbjellin bimë narkotike. Sipas ministrit Tahiri një nga këto masa do të jetë edhe heqja e titullit të pronësisë mbi tokën që mbillet me kanabis.
 

Durrës, ujësjellësi aksion për ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme.

Postuar në 14 Maj, 2014 09:54

Ndërprerja e lidhjeve të paligjshme në tubacionin e vjetër që kalon në zonën e Rrashbullit ka qenë në qendër të aksioneve të ujësjellësit të Durrësit.
 
Lidhjet e realizuara nga banorët e zonës në këtë tubacion kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme në rrjet, ndërsa duke u nisur nga kjo, dega teknike dhe inspektorati i ujësjellësit kanë ndërmarrë aksionin për bllokimin e këtyre lidhjeve.
 

Tahiri takim me gazetarët e huaj diskutohet për sigurinë në kufi.

Postuar në 14 Maj, 2014 09:53

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me një grup gazetarësh nga vendet anëtare të BE. Mësohet se ky takim është realizuar për t’u njohur me ecurinë e reformave.
 
Pikë tjetër ku ky takim fokusuar janë edhe për masat e marra nga ana e policisë për sigurinë kryesisht në kufi.
 
I pranishëm në takim ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  
 
 
Takimi mes ministrit Tahiri, Artan Didit me  gazetarët e huaj është duke u zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë
 

ALUIZNI në Fier me një borxh prej 15 milionë lekësh të reja.

Postuar në 14 Maj, 2014 07:48

 Dosje të qytetarëve që nuk janë shqyrtuar dhe as nuk janë ruajtur në zyrat e arkivit të ALUIZNI-t, fatura të prapambetura të energjisë elektrike edhe një borxh që kap vlërën e 150 milionë lëkësh të vjetra.

Këto janë disa nga shkeljet që kontrolli i auditit të brëndshëm ka konstatuar në drejtorinë e ALUIZNI-t në Fier, ndërsa kreu aktual i këtij institucioni, Ervin Bushi, teksa thekson se këto abuzime janë kryer nga paraardhësit e tij, bën një rezyme më të të plotë të shkeljeve të konstatuara.

Tiranë, alarm fals për bombë pranë ish-ekspozitës, tension nga banorët.

Postuar në 14 Maj, 2014 05:08

Një alarm fals për bombë ka ngjallur ankth për banorët në zonën e ish-ekspozitës në kryeqytet mëngjesin e sotëm.
 
Mësohet se një qytetar kishte konstatuar një send të dyshimtë pranë ish-ekspozitës duke lajmëruar policinë.
 
Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollin e sendit të dyshimtë.
 
Sipas policisë pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se nuk kishte asnjë lëndë plasëse duke i dhënë fund edhe ankthit të banorëve. 

Zbulohet itinerari, orët e avionit të drogës nga Rinasi në Divjakë.

Postuar në 14 Maj, 2014 05:01

Gjithçka ndodhi brenda 5 orësh, deri në momentin kur ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri me anë të një konference për median, bëri të ditur se, avioni i ulur në Divjakë do të ngarkohej me drogë për t’u transportuar në Itali. Italiani 68-vjeçari, Giorgio Riformato pasi kishte marrë leje që në datën 5 maj 2014, lejen numër 193, kishte mbërritur në Tiranë nga Korfuzi i Greqisë në datën 8 maj. Pasi ishte ulur në Rinas, piloti i moshuar kishte zënë një dhomë hoteli as më pak e as më shumë, por në derën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Lezhë, sportistët në protesta shkak mungesa e financimeve.

Postuar në 14 Maj, 2014 04:55

Mungesa e trajnimit financiar nga ana bashkisë kanë bërë që disa ekipe të disiplinave të ndryshme të 'Sport Klub Besëlidhjes' në qytetin e Lezhës të dalin protestë.

Korçë, vdekja e foshnjës pas lindjes procedohet mjeku, mori 30 mijë lekë.

Postuar në 14 Maj, 2014 04:53

Policia e Korçës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për mjekun Sh.I, 46 vjeç, pasi dyshohet se ka marrë lekë për lindjen e foshnjës që ndërroi jetë 2 orë më pas në spital.
 
Procedimi ndaj tij u nis pas kallëzimit nga L.Demolli, 56 vjeçe, banuese në Ersekë, e cila deklaron se për lindjen e nipit të saj më datë 10 maj me veprimet e tij dyshohet se e ka detyruar për t’i dhënë 30.000 lekë atij dhe stafit që ka marrë pjesë në lindjen e fëmijës.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara