Rrëzohet Malaj nga Gjykata e Lartë Braho:Të shkarkojmë dhe Nishanin.

Postuar në 14 Maj, 2014 11:28

Deputeti i LSI-së Spartak Braho ka kërkuar sot nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Bujari Nishani. Kërkesa e beftë është bërë në Komisionin e Ligjeve që është mbledhur sot pasdite në Kryesinë e Kuvendit për shqyrtimin e dekretit të Nishanit që propozon gjykatësin Alaudin Malaj në Gjykatën e Lartë. 

Malaj nuk u votua nga mazhoranca, dekreti i Presidentit u hodh poshtë, pasi ky u fundit u gjykua se kishte bërë përzgjedhje selektive.

Deputeti i LSI-së Braho e ka argumentuar kërkesën e shkarkimit të Nishanit, pas këtij dekreti, me faktin se “Presidenti Bujar Nishani ka shkelur hapur ligjin në një dekret për anëtarin e Gjykatës së Lartë.” Sipas tij, “ne nuk ndryshojmë dot edukimin e Presidentit, ndaj ai  duhet shkarkuar.

Për faj të tij, ka një ngërç në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese ku vendimet i marrin njerëz që janë pa mandat dhe situata në sistemin e drejtësisë është skandaloze.”
Brahoja është mbështetur edhe nga deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, i cili tha se “Presidenti i përzgjedh personat në mënyrë selective ndërkohë që drejtësia duhet të jetë larg modelit aktual, klientelist dhe politik.” 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.