Arkiv-Lajme të përditësuara

Korçë, sekuestrohen 53 kg drogë policia shpall në kërkim autorët

Postuar në 18 Maj, 2014 04:19

Policia e Korçës ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 53 kg kanabis sativa në dalje të qytetit të Korçës, ndërsa ka shpallur në kërkim autorët.
 
Sipas policisë droga u gjet e fshehur në një makinë tip Hundai pa targa, e cila ishte braktisur nga autorët pranë një varrezë makinash sapo kishin konstatuar prezencën e uniformave blu.

Tiranë, zjarr në kabinën elektrike të një pallati, nuk ka të lënduar

Postuar në 18 Maj, 2014 04:18

Një kabinë elektrike e një pallati është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në kryeqytet.  Mësohet se zjarri ka rënë në një pallat pranë sheshit Willson, ndërsa nuk raportohen të lënduar.
 
Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se shkak i zjarrit të rënë janë bërë kabllot elektrike në bodrum të pallatit të cilat kanë marrë flakë. Ndërkohë CEZ shpërndarje ka ndërprerë energjinë për të shmangur përshkallëzim të situatës.
 
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit si dhe normalizimin e situatës.
 

Krujë, furrat e gëlqeres rifillojnë punë, tymi ngrihet drejt Tiranës.

Postuar në 18 Maj, 2014 04:11

Furrat e gëlqeres në rrethin e Krujës ka kohë që kanë rifilluar punë dhe numri i tyre po rritet çdo ditë e më shumë. Pas aksionit të bujshëm të Ministrisë së Mjedisit para disa muajve, mbyllja e tyre zgjati vetëm një muaj.
 
Ato rifilluan punë nga pak e nga pak dhe ndotja e atmosferës është njëlloj si dikur. Ato tashmë e kanë shtrirë aktivitetin e tyre deri pranë rrugës nacionale Krujë – Fushë Krujë në mes të masivëve me pisha, të cilët jo rrallë përdoren si lëndë djegëse nëpër furra sëbashku me goma makinash, mbetje të ndryshme plastike etj.
 

Elbasan, kapen armë dhe municione policia i vë prangat 5 trafikantëve

Postuar në 18 Maj, 2014 04:09

Policia e Elbasanit, në kuadër të operacionit të koduar “Devolli”,  ka sekuestruar sot armë dhe municione si dhe ka arrestuar në flagrancë, 5 personave, të dyshuar si trafikues të tyre.

Kështu në pranga të policisë kanë përfunduar Petrit Elezi 45 vjeç, Fatmir Llapushi 17 vjeç, Grejsi Çarçia 26 vjeç, si dhe vëllezërit Realdo dhe Mikel Blogu, përkatësisht 19 dhe 17 vjeç.

Të arrestuarit u kapën në flagrancë në momentin që do të trafikonin me qëllim fitimi ndërsa iu sekuestruan 17 kapsolla detonatorë, 22 kallëpe eksplozivi, 36 granata, 1 pushkë dhe 1100 fishekë.

Korrupsioni, 36 policë u hetuan gjatë prillit, disa u arrestuan

Postuar në 18 Maj, 2014 04:07

Korrupsioni duket se është ende problemi kryesor në Policinë e Shtetit dhe për këtë qëllim, gjatë muajit prill 2014, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka marrë 22 denoncime nga 36 të tilla për uniformat blu, të cilat i ka çuar në prokurori. Shifrat janë bërë të ditura nga Buletini i Ministrisë së Brendshme për muajin prill ku janë edhe shifra të tjera për situatën e rendit në vend. Sipas ministrisë, janë 2645 vepra penale që janë evidentuar gjatë këtij muaji. Ndërkaq, për këto ngjarje janë ndaluar 731 persona.

Tentoi të vjedhë me dhunë argjendarinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë.

Postuar në 17 Maj, 2014 16:53

Një 38-vjeçar ka tentuar të vjedhë me dhunë një argjendari në rrugën e “Kavajës” në Tiranë, por është ndaluar nga policia.
 
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave të Komisariatit numër 3, bëri që të arrestohej autori Ilir Ramushi, dhe të parandalohej grabitja.
 

Akuzohet për vjedhje makinash, arrestohet 22-vjeçari në Lushnjë.

Postuar në 17 Maj, 2014 16:50

Një 22-vjeçar nga Shkozeti i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në qytein e Lushnjës. Xhuljan Dyrmishi ishte dënuar me 4 vite burg nga gjykata e Durrësit për vjedhje automjetesh në bashkëpunim.
 
Ndërkaq materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Ksamil, pranga 24-vjeçarit, po çonte me not 5 kg drogë drejt Greqisë.

Postuar në 17 Maj, 2014 14:34

Një 24-vjecar është arrestuar nga polica e Sarandës teksa po transportonte 5kg kanabis sativa në Kanalin e Korfuzit drejt Greqisë. Rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme patrulla e policisë kufitare ka arrestuar Dhimitër Cikon, i cili i veshur me një kostum noti, mbante mbi shpinë një çantë të izoluar, me 5 kg kanabis sativa të ndarë në qese.
 
24-vjecari, banues në Ksmail, ka tentuar të trafikojë lëndën narkotike, por është pikasur nga patrulla e policisë kufitare të Sarandës dhe është arrestuar.
 

Avioni, MB përgënjeshtron Berishën: S'ka oficer me iniciale O.N. në Fier

Postuar në 17 Maj, 2014 14:31

Ministria e Brendshme ka reaguar pasi ish-kryeministri Berisha shkroi në “Facebook” se “një oficer me inicialet O.N nga Fieri, ka dëshmuar se ka parë 3 herë avionë që janë ulur në fshatin Bedat”. Në reagimin e Ministrisë së Brendshme theksohet se “nuk ka asnjë oficer policie dhe asnjë punonjës policie me iniciale O.N. pranë Drejtorisë së Qarkut Fier”, duke përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha. Duke i quajtur këto akuza përpjekje për të përbaltur Policinë e Shtetit, ministria e Brendshme bën thirrje për mbështetje të Policisë në luftën kundër krimit.
 

Policia e Shtetit: Transferimi i Selfollarit, një proces normal

Postuar në 17 Maj, 2014 14:30

Policia e Shtetit sqaron transferimin e Sokol Selfollarit, dhe emërimin e tij pranë Drejtorisë së Studimeve Strategjike. Sokol Selfollari ishte ish-Shef i Sektorit për Narkotikë, ndërsa sipas Policisë së Shtetit “Transferimi i tij bëhet për të përmirësuar punën”.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara