Policia e Shtetit: Transferimi i Selfollarit, një proces normal

Postuar në 17 Maj, 2014 14:30

Policia e Shtetit sqaron transferimin e Sokol Selfollarit, dhe emërimin e tij pranë Drejtorisë së Studimeve Strategjike. Sokol Selfollari ishte ish-Shef i Sektorit për Narkotikë, ndërsa sipas Policisë së Shtetit “Transferimi i tij bëhet për të përmirësuar punën”.
 
“Nisur nga lajmi i bërë publik lidhur me emërimin pranë Drejtorisë së Studimeve Strategjike të Drejtues Sokol Selfollari, i cili më parë kryente detyrën e Shefit të Sektorit për Narkotikët, sqarojmë se transferimi i një punonjësi në një pozicion tjetër pune është një proces normal i organizatës së policisë, i cili bëhët për të përmirësuar punën, për të rifreskuar strukturat e për të vendosur punonjësin në pozicionin që ai mund të kontribuojë më tepër për organizatën.
 
Z.Selfollari është një specialist i aftë, për të cilin policia ka nevojë dhe jemi të bindur që në pozicionin e ri do të ndihmojë në përgatitjen e strategjive efikase për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.