Arkiv-Lajme të përditësuara

PS,Baraj:Thirrjet e PD për protestë, pasqyrim i krizës që po kalon.

Postuar në 20 Maj, 2014 14:10

“Thirrjet e PD për protestë janë pasqyrim i krizës që ajo është duke kaluar.”- kështu i ka cilësuar deputeti i PS, Besnik Baraj thirrjet e PD për protesta.
 
Në një deklaratë për mediat Baraj ka ironizuar thirrjet e PD për protestën ditës së premte sipas tij me metodën “Shpif shpif se diçka do të ngelet. Shpifja dhe balta kanë qenë dhe mbetet motoja e tyre.”-tha ai duke shtuar “Ndërsa lufta kundër krimit dhe korrupsionit është dhe do të mbetet motoja e secilit prej nesh.”

"Thirrjet e PD për protestë janë pasqyrim i krizës që ajo është duke kaluar

Braçe: Xhuveli është gjallë, kryetari i Aleancës Kundër Drogës së Bashës.

Postuar në 20 Maj, 2014 14:08

Aleanca Kundër Drogës, shpallur sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të kryesohet nga Lufter Xhuveli, kryetari i Partisë Agrare dhe ministër i disa qeverive socialiste por edhe demokratë.

Lajmin e ka dhënë deputeti socialist Erion Braçe.  Ai “thërret” në një mesazh të tijin: “ Këta kanë mbaruar!

Lulzim Basha paska krijuar sot Aleancën Kundër drogës! Në krye të saj është Lufter Xhuveli! Qenka gjallë!”

Braçe e ka sulmuar në vazhdimësi Xhuvelin për përfshirjen e tij në qeverinë e të djathtëve, pas vitesh aderimi në atë të socialistit Fatos Nano.

Ish-të përndjekurit,përfituesit e parë të dëmshpërblimit janë femrat.

Postuar në 20 Maj, 2014 14:05

Ish-të përndjekurit politikë femra dhe ata që vuajnë nga sëmundje të rënda do të jenë të parët që do marrin lekët e dëmshpërblimit për vitet e burgut. Zv/ministrja e Mirëqenies Sociale, Gentiana Sulaj, ka shpjeguar ndryshimet që i janë bërë ligjit për dëmshpërblimet dhe kategoritë prioritare te ish-të përndjekurve që do të përfitojnë të parët.
 
Aktualisht 2700 ish të dënuar politikë janë gjallë, dhe për të likujduar tetë këstet që u takojnë, duhen në total 85 milionë dollarë.
 

Veliaj:Jetimët në shtëpinë e fëmijës deri në moshën 18 vjeçare.

Postuar në 20 Maj, 2014 10:40

Fëmijët jetim me një vendim të posaçëm të miratuar së fundmi kanë drejtë të qëndrojnë pranë shtëpisë së fëmijës deri në moshën 18 vjeç, nga 16 që ishte më parë.
 
Ky fakt është konfirmuar nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, i cili në kudër të ditës së jetimëve zhvilloi një vizitë në qendrën e fëmijëve jetimë në qytetin e Sarandës.

Ndërkohë lidhur me ambientet e shtëpisë së fëmijës në Sarandë, të cilat prej vitesh kanë ardhur duke u reduktuar, teksa në të njëjtën godinë janë vendosur edhe drejtori e shërbimeve publike si dhe dy kopshte.

Levan-Tepelenë, vidhen për skrap mbrojtëset anësore.

Postuar në 20 Maj, 2014 10:39

Aksidentet me pasoja fatale nuk janë i vetmi tipar dallues i autostradës Levan -Tepelenë. Ky aks rrugor prej kohësh është në qendër të sulmeve të hajdutëve të skrapit, të cilët grabisin pjesët metalike të anësoreve të rrugës.
 
Bulonat dhe kavot lidhëse janë pjesët më të lehta për tu grabitur.
 
Masat e ndërmarra nga drejtoria e rrugëve dhe policia për ta parandaluar këtë problem kanë qenë të pakta.
 
Vjedhjet kryhen zakonisht gjatë natës nga banorë të zonës, ndërsa deri tani nuk është ndalur asnjë person lidhur me këto grabitje.
 

Tjetër tërmet 4.5 rihter trondit Shqipërinë, s'ka të lënduar e dëme.

Postuar në 20 Maj, 2014 04:29

Një tjetër tërmet ka tronditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë. Mësohet se lëkundjet e tërmetit me magnitudë 4.5 i shkallës rihter janë ndjerë në vendin tonë rreth orës 06:45.

Epiqendra e tij mësohet të jetë 9 km në jug të Cërrikut. Lëkundjet sizmike janë ndjerë në disa qytete të Sgqipërisë si në Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Berat dhe Cërrik.

Deri më tani nuk raportoohen të lënduar në njerëz apo dëme materiale.

Gjirokastër, kapen 350 kg drogë Lazarati, me destinacion Italinë.

Postuar në 20 Maj, 2014 04:25

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 350 kg kanabis sativa mëngjesin e sotëm, në aksin Girokastër-Golem, ndërsa janë shpallur në kërkim dy transportuesit e saj. Mësohet se droga u gjet e fshehur në automjetin tip Volkswagen Touareg me targa AA 724 AY, e ndarë në 300 pako.

Sipas policisë transportuesit e lëndës narkotike, me inicialet D.R. dhe A.S, kanë braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes pasi kanë përfituar nga errësira. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se droga ishte blerë në Lazarat dhe dyshohet se kishte si destinacion Italinë.

Tiranë, këmbësori i aksidentuar 30' në rrugë, vonon ambulanca.

Postuar në 20 Maj, 2014 04:04

Vonesa e ambulancës për më shumë se 30 minuta mund të kishte rezultuar tragjike për jetën e një këmbësori, i cili u përplas nga një automjet në zonën e Laprakës. Aksidenti u shënua mëngjesin e sotëm, pranë rrethrrotullimit të Doganës, kur automjeti tip Benz C-Class me targa.AA 045 HD përplasi këmbësorin që po kalonte rrugën. Këmbësori rreth 70 është plagosur rëndë dhe ka ka marrë dëmtime në kokë
 

Krimi në familje, burri vrau gruan se i ktheu dorë, më pas vetëvritet.

Postuar në 20 Maj, 2014 04:03

 Vret bashkëshorten dhe veten, sapo kthehen nga puna në arë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Dukas të Patosit dhe viktima janë Jashar dhe Ariste Yzeiraj, të dy 51 vjeç. Sipas policisë, krimi i rëndë ka ndodhur pas një debati për motive banale mes çiftit. Pasi ka vrarë gruan, 51-vjeçari ka marrë në telefon prindërit e tij dhe u ka thënë se do të vriste veten pas krimit që kishte bërë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 15:45 minuta të ditës së djeshme, kur çifti ishte kthyer në banesë.
 

Padia e rrallë e babait, kërkon çnjohjen e atësisë për 2 fëmijët.

Postuar në 20 Maj, 2014 03:59

Kostaq Kondi, babai i dy fëmijëve të mitur kërkon që dy fëmijët e mitur të mos njihen nga gjykata e Tiranës si të tijët. Në datën 15 maj, Kondi i është drejtuar sekretarisë së gjykatës me një padi civile që ka si objekt çnjohjen e atësisë. Në objektin e padisë kërkohet kundërshtimin (ç’njohjen) e atësisë të paditësit për fëmijët K. Kondi i datëlindjes 14 vjeç  dhe E.Kondi 10 vjeç.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara