Arkiv-Lajme të përditësuara

Greva në kaos, ish-nëpunësit ikin e vinë, pasi 'ushqehen' me serum

Postuar në 24 Maj, 2014 12:26

Ngujimi i ish-nëpunësve të administratës publike, afër selisë kryeministrore vijon për të katërtën ditë, ndërsa nuk kanë munguar hyrje-daljet e pjesmarrësve në grevë. Të shkarkuarit nga puna qëndrojnë në çadrat e vendosura pranë selisë së Kryeministrisë, në lulishten përballë Piramidës. 

Lëkundje tërmeti në Durrës, nuk ka dëme materiale

Postuar në 24 Maj, 2014 12:25

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë sot në orëm 15:56 në qytetin e Durrësit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Hamalljt të Durrësit. Sipas raportimit të parë tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 shkalla riter dhe me thellësi 5 kilometra.
 
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytetin e Shijakut dhe në kryeqytet, edhe pse më të lehta.
 
Nga të raportimet e para nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme materiale nga ky tërmet

Vëzhgimet e mëparshme, Italianët: Droga shqiptare sjell 4.5 mld euro

Postuar në 24 Maj, 2014 12:24

Jo pak por 4.5 miliardë euro llogaritet xhiroja vjetore e hashashit të prodhuar vetëm në Lazarat, ndërsa pothuajse të 12 qarqet e vendit janë të përfshira nga kultivimi i bimës fitimprurëse.

Bizhga:Në Lazarat nuk ka plantacione me drogë

Postuar në 24 Maj, 2014 12:22

Zv/drejtori i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga, në 4 maj ka vizituar fshatin Lazarat së bashku me zv/drejtorin Altin Qato. Vizita në “fshatin e ndaluar” ka qenë në kuadër të masave për parandalimin e kanabisit si dhe për përcaktimin e grupeve të përbashkëta të punës.

Tiranë, 48 të deportuar nga Anglia e Franca,shkelën rregullat e qëndrimit

Postuar në 23 Maj, 2014 12:21

Deportohen në aerportin Nënë Tereza në Rinas, 48 shtetas shqiptarë nga Britania e Madhe dhe vëndet e tjera të Bashkimit Europian. Sipas burimeve të deportuarit e pasdites së të premtes janë persona që kanë shkuar në mënyrë të parregullt në vëndet e Bashkimit Europian nga vitet 2011-2013.

Personat e deportuar kanë shkelur rregullat e qëndrimit në vëndet e BE-së, ndërsa mes tyre kishte edhe nga ata persona që kërkojnë azil në këto vënde me pretendimin e gjakmarrjes. 38 prej të deportuarve vinin nga Britania e Madhe, 5 nga Franca dhe 5 nga vënde të tjera të BE-së.

Angli, shqiptari kapet se është pa letra duke larë makinën e policisë

Postuar në 23 Maj, 2014 12:08

Një 23 vjeçar, emigrant shqiptar në Londër të Anglisë, është arrestuar nga Zyra e Emigracionit Anglez pasi u kap pa dokumenta në momentin që po lante makinën e tyre në një lavash, në të cilin ky punonte.
 
Lajmi bëhet i ditur nga mediat angleze, sipas të cilave mësohet se  23 vjeçari shqiptar ishte punonjës në një lavash në Londër, ndërsa fati i tij i keq ka bërë që klientela e tij e rradhës të jetë vetë policia që kujdeset për kapjen e emigrantëve pa leje qëndrimi në Britaninë e Madhe.
 

Shoferë pa patentë, aksidentohen 4 maturantët, vdes 18 vjeçarja

Postuar në 23 Maj, 2014 12:06

Një automjet tip Audi me targa AA 209 FA, në të cilin po udhëtonin 4 maturantë nga Maqellara e Dibrës ka dalë nga rruga nga shpejtësia e tepërt pasditen e sotme duke sjellë vdekjen e një vajze, ndërsa një djalë ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Viktima është Irida Reçi. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur "Maranica" në afërsi të Urës së Topojanit, ndërsa shkak është bërë shpejtësia e tepërt me të cilën 4 maturantët po udhëtonin.
 

Rrëzohet dekreti i presidentit për kthimin e ILDKP.

Postuar në 23 Maj, 2014 03:21

Mazhoranca rrëzoi dje dekretin e Nishanit për kthimin e ligjit për ILDKP-në. Në seancën e djeshme plenare, deputetët e opozitës akuzuan mazhorancën se po kërkon të kap institucionet e pavarura, duke ribërë të njëjtin debat të tri javëve më parë në Kuvend. Por kthimi i ligjit nga ana e Nishanit nëpërmjet një dekreti, solli edhe ironinë e socialistëve përsa i përket veprimit të kryeministrit. “Presidenti do të mbahet mend si personi që ka qarë më shumë. Shpresoj që arsyetimi që ka bërë në kthimin e ligji mos ta ketë shkruar këshilltari që e ka banim në Gjykatën Kushtetuese.

Shqipëria kalon me 39 njësi zvogëlohet territori i Tiranës.

Postuar në 23 Maj, 2014 03:17

Ndarja territoriale me 39 njësi vendore, dhe duke shtuar fraksione të  kalimit me 47 bashki mbetet varianti që do të kalojë për votim në parlament. Komisioni për Reformën Territoriale të Shqipërisë ka mbyllur votimin, duke kaluar në fazën e konsultimeve në terren. Me konsensus deputetët e mazhorancës kanë përjashtuar propozimet me 30 njësi zgjedhore 57 dhe me 63 njësi.

Vrasja e komisar Lamajt, dëshmia: Pashë makinën e Frrokut.

Postuar në 23 Maj, 2014 03:13

Dy persona kanë dhënë dëshmitë e tyre për momentin e vrasjes së Komisarit Dritan Lamaj, krim për të cilin është vënë në pranga Arben Frroku. Ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar edhe seanca e radhës së gjyqit ndaj Frrokut. Gjatë seancës janë pyetur dëshmitarët ArlindAliaj, i cili punonte si kamerier te një lokali pranë vendin ku ndodhi vrasja dhe Armando Myftari. Në dëshminë e tij Aliaj shprehet se kishte parë Lamajn dhe një djalë që ishte në lokal, kishte dalë dhe e kishte ndihmuar, ai shton se më pas e çuan me një makinë të rastit në spital.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara