Padia e rrallë e babait, kërkon çnjohjen e atësisë për 2 fëmijët.

Kostaq Kondi, babai i dy fëmijëve të mitur kërkon që dy fëmijët e mitur të mos njihen nga gjykata e Tiranës si të tijët. Në datën 15 maj, Kondi i është drejtuar sekretarisë së gjykatës me një padi civile që ka si objekt çnjohjen e atësisë. Në objektin e padisë kërkohet kundërshtimin (ç’njohjen) e atësisë të paditësit për fëmijët K. Kondi i datëlindjes 14 vjeç dhe E.Kondi 10 vjeç.
Sipas padisë kërkohet “ndryshimi në aktin e lindjes në përbërësit e Gjendjes Civile të fëmijëve, duke iu hequr atësia “Kostaq” si dhe mbiemri fëmijëve “Kondi” dhe duke marrë mbiemrin e vajzërisë së nënës “Joti”.
Pritet që në ditët në vijim gjykata e Tiranës të hapë procesin gjyqësor, lidhur me kërkesën e shtetasit Kostaq Kondi, për heqjen nga njohja e atësisë së dy fëmijëve të tij.
Add new comment