Tjetër tërmet 4.5 rihter trondit Shqipërinë, s'ka të lënduar e dëme.

Një tjetër tërmet ka tronditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë. Mësohet se lëkundjet e tërmetit me magnitudë 4.5 i shkallës rihter janë ndjerë në vendin tonë rreth orës 06:45.
Epiqendra e tij mësohet të jetë 9 km në jug të Cërrikut. Lëkundjet sizmike janë ndjerë në disa qytete të Sgqipërisë si në Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Berat dhe Cërrik.
Deri më tani nuk raportoohen të lënduar në njerëz apo dëme materiale.
Ky është tërmeti i dytë në vendin tonë në po kaq ditë. Ndërkaq lëkundjet e djeshme sizmike të shkallës 5.2 rihter ose 7 ballë, nuk solli të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale në disa qytete.
Add new comment