Arkiv-Lajme të përditësuara
Tiranë, policia kap 10 kg tritol në tentativë për tu shitur në rrugë.
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga deri në këto momente 5 persona, të cilët i ka kapur në flagrancë në tentativë për të shitur tritol në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.
Operacioni i policisë vjen pas një hetimi të gjerë, ndërsa ndërhyrja është realizuar në një moment shitblerjeje në këtë zonë ku paraprakisht mësohet se u sekuestruan rreth 10 kilogramë lënde eksplozive.
Tiranë, nesër policia asgjeson 1780 kg drogë të kapur LIVE para mediave
Nesër, në Bërzhitë të Tiranës, në orën 11:30, policia do të asgjësojë 1780 kg kanabis si edhe sasi të tjera drogash të forta në prani të mediave, që do ta transmetojnë direkt.
Në këtë proces asgjësimi do të jenë të pranishëm edhe ambasadorë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë të shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
Ky është një akt transparence që ministria e Punëve të Brendshme bën në kuadrin e luftës kundër drogës, luftë që është intensifikuar shumë gjatë muajve të fundit.
Kavajë, arrestohet një infermier, vidhte dhe shiste ilaçet e spitalit.
Një infermier 53-vjeçar, i quajtur Ylli Sinani, është arrestuar sot në spitalin e qytetit të Kavajës për vjedhjen e barnave të të sëmurëve.
Seksioni i Krimit Ekonomik në Komisariatin e Kavajës ka zhvilluar një operacion të koduar “Fizioterapisti” duke bërë arrestimin në flagrancë të Ylli Islam Sinanit, banor i Kavajës, i punësuar infermier fizioterapist.
Tepelenë, arrestohet 22-vjeçari kërkohej për vjedhje në Tiranë.
Policia e Tepelenës ka kapur në afërsi të banesës në fshatin Iliras, Zeman Mahmuti. 22-vjeçari Mahmuti ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 4 vite e 4 muaj burg për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim.
22-vjeçari është dënuar nga gjykata pasi në muajin mars 2013 në bashkëpunim me një person tjetër kanë vjedhur me dhunë në rrugën Thanas Ziko në Tiranë një minimarket.
Policia e Tepelenës bën me dije se është njoftuar policia e Tiranës për veprimet e mëtejshme.
Tiranë, arrestohet në Rinas vrasësi i biznesmenit fierak, po ikte në Itali.
Është arrestuar sot në Tiranë, i dyshuari kryesor si vrasës i biznesmenit 51-vjeçar Agron Imeraj nga Fieri. Ai quhet Ildi Hoxha dhe është 21 vjeç.
Arrestimi i tij ndodhi në aeroportin e Rinasit, tek po tentonte të kalonte kufirin për në Itali.
Ildi Hoxha ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Fierit, pasi ishte shok i ngushtë me Eno Veshin, babanë e të cilit, Koli Veshin -inxhinjer nafte, dyshohet se e kanë vrarë djemtë e Agron Imerajt.
Hoxha pritet që të transportohet në Fier dhe të merret në pyetje për vrasjen.
Gjirokastër, PD kundër betonizimit të aerodromit: Duhet për emergjenca.
Kryekëshilltari i djathtë në bashkinë e Gjirokastrës, Bexhet Çobani, ka reaguar sot lidhur me vendosjen e blloqeve të betonit nga ministria e Mbrojtjes ne aerodromin e Gjirokastrës ditën e enjte.
Çobani në deklaratën e tij i ka kërkuar qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes vendosjen e sistemit të radarëve, me qellim ruajtjen e shkeljeve ajrore që mund të ndodhin në luginën e Drinos dhe jo vendosjen e blloqeve të betonit.
Fier, krim brenda familjes, burri vret gruan më pas edhe veten.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Patosit ku një 51-vjeçar ka vrarë bashkëshorten dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në banesën e çiftit Yzeiraj në fshatin Dukas të Patosit.
Janë të paqarta shkaqet që kanë çuar 51-vjeçarin të kryej aktin e rëndë duke qëlluar me armë zjarri tip çifte bashkëshorten A.Yzeiraj, 51 vjeçe dhe më pas veten e tij. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
ILDKP gjobë 50.000 Lekë 17 zyrtarëve që s'deklaruan pasurinë.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka gjobitur sot me 50.000 Lekë 17 zyrtarë të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private.
Pas përfundimit të procesit të administrimit të deklaratave të interesave private, pas regjistrimit të tyre, si dhe pas verifikimeve në institucionet përkatëse ku zyrtarët ushtrojnë funksionet e tyre, u konstatuan 17 të tillë të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën “Para Fillimit në Detyrë” dhe “Periodike/Vjetore” për vitin 2014.
Tirana sot 4 orë pa energji elektrike, ja zonat dhe oraret.
Disa zona të kryeqytetit do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike deri në 4 orë. Shkak i ndërprerjes së energjisë është remonti që do kryhet në disa nënstacione, si te Zogu i Zi, Ibë, Valias, Mëzes
Nga ora 10:00 deri në 14:00 të ditës së sotme specialistët e CEZ Shpërndarjes në kryeqytet do të kryejnë remonte në Fiderin 10 në Nënstacionin te Zogu i Zi. Për shkak të punimeve do të stakohet energjia elektrike për abonentët në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Gjirokastër, maskat i zënë pritë 25-vjeçarit në furgonin me sallam.
ROKASTËR – Dy persona të armatosur dhe të maskuar i kanë zënë pritë një 25-vjeçari në qytetin e Gjirokastrës duke e kanosur me armë. Ngjarja është shënuar reth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në një rrugicë në zonën industrial mbi ish- NSHN-në, ku E.Kerpacit i cili drejtonte një furgon me të cilin do të tregtonte prodhime sallamerie, i kanë dalë me një automjet tip Lancia pa targa, dy persona të armatosur dhe të maskuar.