Arkiv-Lajme të përditësuara

33 vjeçari grabit shtëpinë e prindërve.

Postuar në 19 Maj, 2014 03:29

Ndodh që vetë fëmija të  vjedhë banesën e prindërve të tij. Rasti është shënuar në Tiranë, ku policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 33-vjeçar.
 
Tomi Velia, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, është vënë në pranga nga uniformat blu të Tiranës rreth orës 21:30.
 
Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar që 33-vjeçari të jetë autor i vjedhjes së banesës së prindërve të tij.

Tërmeti 5.1 ballë 'trondit' vendin dëme të lehta në Belsh e Cërrik.

Postuar në 19 Maj, 2014 03:27

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 është shënuar në orën 02.54 minuta të 19 Majit.

Sipas website Centro Meteo Italiano, i cili shënon tërmetet në gjithë botën në kohë reale, lëkundjet e forta kanë ndodhur në Cërrik dhe pikërisht në koordinatat 39.7 dhe 20.29 në një thellësi prej 10.7 kilometrash.

Mësohet se lëkundjet sizmike të tërmetit kanë shkaktuar dëme të lehta në Belsh të Elbasanit dhe në Cërrik.

Durrës, arrestohen 3 persona u kapën me drogë dhe armë

Postuar në 18 Maj, 2014 15:35

Antidroga e qytetit bregdetar ka arrestuar në flagrancë, pasi u ka gjetur armë dhe drogë me vete. Tre të arrestuarit me banim në Durrës janë Orges Mona, 28 vjeç, Madrit Mona, 19 vjeç, Roland Tafa, 34 vjeç.
 
Efektivët e sektorit kundër narkotikeve në kuadër të operacionit "Weekend-3", sekuestruan 170 doza heroine, 5 gramë marijuanë, një pistoletë tip Berreta e kalibrit 7.65 mm, një krehër me 7 fishek luftarak, një maskë të zezë, një bajonetë 35 cm dhe një peshore elektronike.

Itali, pranga 21-vjeçares shqiptare mbyti foshnjën e saj të sapolindur.

Postuar në 18 Maj, 2014 14:07

Një 21-vjeçare shqiptare shtatzënë provokoi lindjen e parakohshme në javën e 7-të, për ta mbytur më pas të sapolindurin me ujë në banjën e shtëpisë. Me këtë akuzë është arrestuar në Arsizio Busto, 21-vjeçarja shqiptare, e cila po përgatitej për t’u rikthyer në Shqipëri. Tashmë 21-vjeçarja ndodhet në burgun e Monza, dhe në ditët në vijim do të merret në pyetje nga gjykatësi.
 

Durrës, arrestohen 3 persona u kapën me drogë dhe armë.

Postuar në 18 Maj, 2014 14:06

Antidroga e qytetit bregdetar ka arrestuar në flagrancë, pasi u ka gjetur armë dhe drogë me vete. Tre të arrestuarit me banim në Durrës janë Orges Mona, 28 vjeç, Madrit Mona, 19 vjeç, Roland Tafa, 34 vjeç.
 
Efektivët e sektorit kundër narkotikeve në kuadër të operacionit "Weekend-3", sekuestruan 170 doza heroine, 5 gramë marijuanë, një pistoletë tip Berreta e kalibrit 7.65 mm, një krehër me 7 fishek luftarak, një maskë të zezë, një bajonetë 35 cm dhe një peshore elektronike.
 

Tahiri e Cani inspektojnë Portin e Durrësit për parametrat e sigurisë.

Postuar në 18 Maj, 2014 10:53

  Stacioni i policisë kufitare në portin e Durrësit u inspektua gjatë ditës sotme nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ai i Financave, Shkëlqim Cani. Qëllimi i këtij inspektimi ishte njohja nga afër me parametrat e sigurisë në terminalin e portit të Durrësit, i cili është ndër më të rëndësishmit në vend dhe gjatë kësaj periudhe përballet me një fluks pasagjerësh dhe mallrash.
 

Trafiku i drogës, Krimet e Rënda 66 dënime në 5 muaj, dy femra.

Postuar në 18 Maj, 2014 10:38

Në një kohë kur debate për narkotrafikun vazhdon të mbetet aktualitet është Gjykata e Krimeve të Rënda ajo e cila në periudhën janar-maj 2014 ka dhënë 66 vendime duke dënuar persona të përfshirë në trafik droge apo persona të arrestuar në tentativë për trafikim të drogës.
 
Mesatarisht vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda arrijnë në 13 vendime në muaj për trafikantë apo grupe të trafikut të drogave, ku dominojnë të dënuarit për trafikun e hashashit.
 

Sarandë, elektrifikohet “Manastiri i 40 shenjtorëve”

Postuar në 18 Maj, 2014 10:36

Këtë sezon turistik “Manastiri i 40 shenjtorëve” në qytetin e Sarandës, pritet të jetë ndër pikat më të vizituara. Ky manastir dikur një qendër kulti dhe peligrinazhi mbetet unikal në gjirin e Mesdheut, ndërsa është klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë.
 
Për ta bërë më të aksesueshëm për vizitorët këtë objekt drejtoria e monumenteve të kulturës hartoi një plan për vendosjen e rrjetit të furnizimit me energji elektrike të këtij manastiri, projekt i cili u finalizua me sukses.
 

Nis dezinsektimi i mushkonjave Rama e Beqaj:Proces pas 23 vitesh.

Postuar në 18 Maj, 2014 07:22

Qeveria vijon procesin e dezinsektimit në bregdet , bëhet fjalë kësaj here për parkun e Butrintit . Kjo është njoftuar edhe nga kryeministri në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook , i cili thekson se një aksion i tillë po ribëhet pas 23 vjetësh.
 
“Po ribëhet nga qeveria pas 23 vjetesh operacioni për dezinsektimin e bregdetit në prag të verës”. shkruan Rama

Kukës, kapen 840 kg kafe kontrabandë, vinte nga Kosova.

Postuar në 18 Maj, 2014 07:19

Policia e Kukësit ka sekuestruar ditën e sotme 840 kilogram kafe kontrabandë në afërsi të tunelit të Kalimashit ndërsa ka vënë në pranga 25 vjeçarin i cili po e transportonte. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara