Nis dezinsektimi i mushkonjave Rama e Beqaj:Proces pas 23 vitesh.

Postuar në 18 Maj, 2014 07:22

Qeveria vijon procesin e dezinsektimit në bregdet , bëhet fjalë kësaj here për parkun e Butrintit . Kjo është njoftuar edhe nga kryeministri në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook , i cili thekson se një aksion i tillë po ribëhet pas 23 vjetësh.
 
“Po ribëhet nga qeveria pas 23 vjetesh operacioni për dezinsektimin e bregdetit në prag të verës”. shkruan Rama

BEQAJ: PAS 23 VJETESH DEZINSEKTIM KIMIK
 
Edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka komentuar  në rrjetin social Twitter procesin e desinsektimit të parkut të Butrintit ku shkruan se ky është proces bazohet në një 

program

 të kontrollit biologjik dhe jo kimik.
 
“Vullnet i palëkundur i Qeverisë për t'i dhënë fund 1 herë e mirë problemit të sëmundjeve që përhapen me vektorë. Plani inovativ i Desinsektimit bazohet në një program të kontrollit biologjik dhe jo kimik. Dezinsektimi i bregdetit një mbështetje e munguar prej më shumë se 20 vjetësh për turizmin kombëtar” . Ndër to Ministri Beqaj shkruan po ashtu se ky proces do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së jetës së komunitetit dhe sipërmarrjes.” shkruan Beqaj
 
 “Hapim 1 epokë të re me programin e dezinsektimit të bregdetit: Rrisim cilësinë e jetës së komunitetit & sipërmarrjes.” komenton Beqaj në Twitter
 
Në këtë proces për dezinsektimin e shumëpritur në parkun e Butrintit marrin pjesë Ministria e Shëndetësisë dhe Institituti i Shëndetit Publik dhe qeverisja vendore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.