Korrupsioni, 36 policë u hetuan gjatë prillit, disa u arrestuan

Postuar në 18 Maj, 2014 04:07

Korrupsioni duket se është ende problemi kryesor në Policinë e Shtetit dhe për këtë qëllim, gjatë muajit prill 2014, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka marrë 22 denoncime nga 36 të tilla për uniformat blu, të cilat i ka çuar në prokurori. Shifrat janë bërë të ditura nga Buletini i Ministrisë së Brendshme për muajin prill ku janë edhe shifra të tjera për situatën e rendit në vend. Sipas ministrisë, janë 2645 vepra penale që janë evidentuar gjatë këtij muaji. Ndërkaq, për këto ngjarje janë ndaluar 731 persona. Gjatë muajit prill janë organizuar më shumë se 40 operacione policore me objekte të ndryshme. Ndërkaq që janë zbardhur 96.4 e krimeve që kanë ndodhur ndaj jetës dhe personit.
 
HETIMET E SHKB
Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, gjatë muajit prill, SHKB, mbi bazën e veprimtarisë administrative, informative dhe hetimit paraprak të gërshetuar me përdorimin e teknikave dhe metodave speciale të hetimit, ka dërguar pranë organit të Prokurorisë materiale kallëzuese ndaj punonjësve të policisë që dyshohet se kanë kryer elementë të veprës penale. Konkretisht janë bërë 31 kallëzime penale, këto për 36 punonjës policie të niveleve dhe qarqeve të ndryshme. Sipas buletinit të policisë, 7 prej tyre janë punonjës policie të nivelit të parë drejtues. 28 janë punonjës policie të nivelit zbatues. 1 është punonjës policie civile. Ndërkaq janë çuar për hetim edhe 3 perosna të tjerë.
 
ARRESTIMET E POLICISË
Gjatë muajit prill janë arrestuar në flagrancë 8 punonjës policie, ku njëri prej tyre është punonjës policie i nivelit të parë drejtues dhe 7 punonjës policie të nivelit zbatues. Gjithashtu janë ndaluar apo arrestuar edhe 9 persona, nga të cilët 8 punonjës policie prej të cilëve: 1 punonjës policie i nivelit të parë drejtues dhe 7 punonjës policie niveli zbatues dhe 1 shtetas. Pas vlerësimit nga gjykata për arrestim të ligjshëm të kryer nga strukturat përkatesë të shërbimit, janë dhënë masa të ndryshme për të ndaluarit, si arrest me burg, arrest shtëpie, apo detyrim paraqitje.
 
POLICIA NË PRILL
Puna e Policisë së Shtetit gjatë muajit prill 2014 ka bërë që 96,4 për qind e krimeve kundër personit të zbulohen. Ndërkaq, 188 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë kapur nga policia. Ndërkaq gjatë këtij muaji, policia ka pranuar 12370 telefonata që janë bërë nga publiku në numrin 129. Gjithashtu janë zhvilluar edhe disa operacione, kundër trafikimit të bombave me telekomandë, vjedhjeve, drogës. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.