Pogradec, kapen 20 kg kanabis pranga 2 të rinjve transportues

Dy të rinj janë prangosur nga policia e Pogradecit teksa po transportonin me makinë një sasi prej 20 kilogramë lëndë narkotike, kanabis sativa.
Të arrestuarit janë, Genti Prifti, dhe, Adriatik Buzo, të cilët po udhëtonin në një automjet tip Golf.
Gjatë kontrollit në makinë u gjet e fshehur edhe sasia e lëndës narktotike, ndërsa u bë dhe shoqërimi i dy të rinjve.
Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
Add new comment