Gjirokastër, kapen 10 klandestinë nga Siria, do të shkonin në Mal të Zi.

Postuar në 13 Maj, 2014 02:49

Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme ka kapur në flagrancë mbrëmjen e djeshme 10 klandestinë nga Siria pranë shtratit të lumit Drino në vendin e quajtur Subash.

Operacioni i zhvilluar dhe në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës ka bërë të mundur kapjen e klandestinëve të paligjshëm, të cilët ishin duke lëvizur në këmbë përgjatë lumit Drino.

Sipas policisë, mësohet se destinacioni i tyre ishte të shkonin në Mal të Zi.

Blutë e Gjirokastrës po punojnë për të kryer veprimet proceduriale për deportimin e tyre prej dhe nga kanë ardhur. Kapja e emigrantëve të paligjshëm është bërë në kuadër të operacioneve kundër klandestinëve.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.