Vlorë, rrëmben gruan nga banesa e prindërve për ta rrahur, kapet burri.

Postuar në 13 Maj, 2014 03:35

Policia e Vlorës ka arrestuar një 30 vjeçar për veprat penale “Dhunë në familje“ dhe “Heqja e paligjshme e lirisë’’, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Kështu në pranga të policisë ka rënë shtetasi Ervis Hysi, banues në lagjen “24 maj” në Vlorë pasi të dielën e 11 majit, ka marrë bashkëshorten e tij A. H. 24 vjeç dhe fëmijën e tyre nga banesa e prindërve të saj, e ka çuar në periferi të fshatit Kotë ku ka ushtruar dhunë ndaj saj.
 
Sipas policisë, 30 vjeçari e ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, dhe më pas e ka braktisur atë në afërsi lumit të fshatit Kotë. Familjarët e gruas kanë njoftuar policinë e cila është vënë në kërkim të saj, dhe brenda një kohe të shkurtër ka mundur ta gjejë atë si dhe të kryejë arrestimin në flagrancë të Ervis Hysit.
 
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e saj. Ndërkohë tashmë bashkëshortit i duhet të përballet me veprat penale të “Dhunës në familje“ dhe “Heqja e paligjëshme e lirisë’’.
 
SHKODER, GRUAJA ZHDUKET BASHKE ME FEMIJET, BURRI E KALLEZON NE POLICI 

Ndërkohë policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 35 vjeçare, pasi bashkëshorti i saj kur është kthyer në shtëpi nuk ka gjetur gruan dhe fëmijët. Sipas policisë shtetasi me iniciale H.A, 35 vjeç, kur është kthyer në shtëpi, nuk ka gjetur gruan e tij Alma Aliaj së bashku me fëmijët, të cilët ishin larguar nga shtëpia pa e vënë në dijeni, duke marrë të gjitha pajisjet elektroshtëpiake.
 
Bashkëshorti ka njoftuar policinë e cila ka filluar procedimin penal ndaj 35 vjeçares, si dhe është vënë në kërkim për gjetjen e saj, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.