24 mijë $ për t'i çuar në SHBA kapen 15 shqiptarët e bandës.

Për 24 mijë dollarë në dorë, mund të shkoje në Shtete e Bashkuara të Amerikës, duke u nisur nga Shqipëria, në Maqedoni dhe më pas në Bullgari. Nga këtu emigrantët niseshin për në Meksikë, e për të kaluar mënyrë klandestine kufirin me SHBA-në. Këtë bënte një rrjet i organizuar kriminal, që është shkatërruar brenda 24 orësh nga Policia e Shtetit. Ditën e djeshme, burime zyrtare nga uniformat blu kanë bërë publike rezultatet e 4 muajve hetimit, në bashkëpunim edhe me disa agjenci ligjzbatuese amerikane. Këto të fundit kishin sjellë informacione në Tiranë, për një rrjet që merrej me trafikimin e njerëzve në drejtim të SHBA-së.
RRUGËT E TRAFIKUT
Pas një hetimi të zhvilluar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata kishte vendosur që më parë masën e arrestit me burg për 15 persona, të akuzuar për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”. Të gjithë këta persona, të arrestuar gjatë ditës së djeshme janë pjesë e një grupit të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se ka dërguar një numër të madh personash në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas një hetimi disa-mujor, Prokuroria për Krime të Rënda arriti të faktojë përfshirjen e këtyre personave në një rrjet që dërgonte shtetas shqiptare në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet dy linjave: Linja e parë: Itali-Spanjë-Meksikë-SHBA dhe linja e dytë: Shqipëri-Bullgari-Meksikë-SHBA
OPERACIONI I KAPJES
Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda kishte lëshuar vendimet për 16 personat, urdhër-arrestet janë vënë në dorën e Policisë së Shtetit. Këta të fundit kanë angazhuar efektivët e Forcёs sё Posaçme Operacionale nё Departamentin pёr Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rёnda. Operacioni policor pёr ndalimin e tyre ёshtё shtrirё njёkohёsisht nё 6 rrethe tё vendit, nё Tiranё, Kavajё, Shkodёr, Malёsi e Madhe, Durrёs dhe Elbasan. Aksioni për arrestimet është bërë në bashkёpunim edhe me drejtoritё e Policive në qarqet e mësipërme. Arrestimet janë bërë pas një hetimi intensiv dhe profesional tё shtrirё nё harkun kohor tё rreth 4 muajve, duke shkёmbyer informacion tё vazhdueshёm me agjencitё ligjzbatuese Amerikane. Pas gjithë këtyre muajve ёshtё bёrё i mundur goditja e njё grupi kriminal tё dyshuar pёr trafik tё personave nё drejtim tё SHBA-sё. Por në pranga janë vënë vetëm 15 prej të dyshuarve, ndërsa i 16 mësohet se është shpallur nё kёrkim ndёrkombёtar.
TË ARRESTUARIT
Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se, 10 urdhёra ndalimi janë ekzekutuar nё Tiranё dhe 5 urdhёra të tjërë ndalimi nё Shkodёr. Të arestuarit janë: Pashko Nilaj, 52 vjeç, Prel Micaj, 60 vjeç, Ali Metvelaj, 53 vjeç, të gjithë nga Malёsia e Madhe. Gjergj Martinaj, 49 vjeç, Filip Kertunga, 55 vjeç, nga Shkodra. Ndërkaq në Tiranë janë vënë në pranga, Fatmir Bakalli, 53 vjeç, Enver Karaj, 50 vjeç, Fatos Fasko, 44 vjeç, Nertil Pervizi, 40 vjeç, Fatmir Flaga, 58 vjeç, Nikoll Kolaj 49 vjeç, Zaim Hysenbelliu, 53 vjeç, Durim Koxha, 56 vjeç, Tiranё, Gezim Tafaj, 44 vjeç, dhe Alfred Myrtaj, 50 vjeç. Në kërkim ndërkombëtar është shpallur, Lek Maç Micaj, 28 vjeç nga Malёsia e Madhe.
KAPEN DOLLARË E ARMË
Gjatë aksionit të uniformave blu ditën e djeshme veç arrestimeve janë sekuestruar edhe shuma parash dhe armë. Nё momentin e arrestimit, maqedonasit Nertil Perzvizi, i ёshtё sekuestruar sasia prej 58.500 dollarё. Zaim Hysenbelliu i është gjetur sasia prej 10.150 dollarё. Ndërkaq, Nikollё Kalajt gjatё kontrollit nё banesё i ёshtё gjetur e sekuestruar njё armё zjarri automatik dhe njё sasi municioni luftarak. Pas arrestimeve, është duke u punuar me prokurorinë e Krimeve të Rënda për zbërthimin e plotë dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij rrjeti.
Add new comment