Lezhë, policët bisedojnë me nxënësit si të shmangin sherret dhe dhunën.

Shmangia e dhunës tek të rinjtë ka mbledhur në një tryezë të përbashkët në Lezhë, përfaqësuesit e policisë, arsimit, medias dhe nxënësit, tryezë ku është diskutuar mënyra e minimizimit të këtij fenomeni.
Në këtë takim, i cili është zhvilluar në një formë bashkëbisedimi janë prezantuar probleme dhe zgjidhje të cilat janë afruar më së shumti nga vetë nxënësit e shkollave të Lezhës.
Mendimi i tyre lidhet ngushtë me nevojën e ndërgjëgjsimit për të shmangur dhe eleminuar dhunën.
Prezenca e të rinjve në përballjen ndaj këtij fenomeni shihet si një nga elementet bazë për të të shmangur dhe neutralizuar atë, fakt i cili kërkohet si nga policia ashtu dhe nga arsimi.
Ky aktivitet është inicuar nga një media rajonale në Lezhë, ndërsa takime të ngjashme do të organizohen edhe në shkollat e qytetit të Lezhës, duke ftuar të rinjtë që të jenë pjesë jo vetëm e diskutimit, por edhe e angazhimit ndaj dhunës
Add new comment