Nishani - Llallës: Drejto hetimin dua maksimumin për avionin.

Presidenti Bujar Nishani i ka kërkuar kryeprokurorit Adriatik Llalla, të drejtojë hetimin dhe të angazhohet maksimalisht për të zbuluar “ngjarjen e rëndë të Divjakës”, siç thuhet në njoftimin e dërguar nga Presidenca.
Gjatë ditës së djeshme, Nishani e thirri me urgjëncë Llallën për ta vënë në dijeni rresth kapjes së avionit me drogë në Divjakë, por biseda e tyre nuk u bë publike.
Sot, zyra e shtypit e Presidentit, njoftoi se “Nishani i kërkoi Kryeprokurorit Llalla angazhimin maksimal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të drejtuar hetimin që në çastet e para deri në zbulimin e plotë të ngjarjes së paprecedent.
Duke siguruar për mbështetjen e Tij të palëkundur institucionale, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi gjatë takimit me drejtuesin e organit të akuzës, zotin Llalla, se hetimi i kësaj ngjarjeje duhet të jetë i gjithanshëm, me profesionalitet të lartë, transparent si dhe i besueshëm,”- përfundon njoftimi.
Add new comment