Braçe: U kap lumi i drogës nga plantacioni i Berishës.

Postuar në 10 Maj, 2014 15:16

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka përgëzuar operacionin e kryer nga policia dhe gjithë forcat që morën pjesë në të, duke goditur kështu, sipas tij, trafikun e drogës. Në një konferencë për shtyp nga Selia e PS, Braçe tha se qeveria Rama mbetet e angazhuar në luftën ndaj trafikut të drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar, “ndryshe nga sa ndodhte në qeverisjen e Berishës në 8 vite”. Deputeti i PS, tha se në operacionin e realizuar sot, forcat e policisë kapën “lumin e drogës që vjen nga plantacioni i Berishës.

FJALA E PLOTE E DEPUTETIT TE PS ERION BRAÇE
Sot, çdo shqiptar, mori provën e radhës së një Qeverie të angazhuar fort në luftën kundër paligjshmërisë, korrupsionit, krimit të organizuar, rrënjosur thellë e strukturuar po kaq thellë në 8 vite në këtë vend.

Çdo shqiptar, mori provën e radhës së një Qeverie të angazhuar fort si një e tërë, me çdo strukturë, civile, ushtarake e policore, agjenci ligjzbatuese të këtij shteti për të goditur kudo krimin.

Çdo shqiptar, mori provën e radhës së një Qeverie të angazhuar fort në shkëputjen e çdo lidhje të hershme e të konsoliduar mes krimit dhe këtij vendi, të përdorur gjatë, për 8 vjet me radhë, për trafiqe gjithfarësh, përfshirë trafikun e njerëzve, drogës, armëve.

Dita e sotme sjell në vëmendje të kujtdo një dallim të madh mes:

Vullnetit politik për të mbështetur politikisht çdo linje trafiku, çdo organizate kriminale, çdo trafikant, duke dhënë nga një djalë e vajzë qeverie si garant për ta, ndodhur çdo ditë në 8 vite të qeverisë Berisha Basha;

Dhe vullnetit politik për të ngritur, pajisur, rritur e bërë funksionale, çdo strukturë shtetërore për të goditur çdo linjë trafiku, çdo organizatë kriminale, çdo trafikant pavarësisht emrit e mbiemrit, fuqisë financiare e logjistike që kanë, ndodhur çdo ditë të 8 muajve të një Qeverie të re të vendosur qartë përballë krimit.

 

Sot, nuk shpëtoi kush, as u fsheh e as përfundoi në drejtim të paditur!!

Sot, u godit një tentativë për të ngritur një linjë trafiku të drogës;

U arrestua cilido që u identifikua si i përfshirë në të dhe hetimi vazhdon.

Nuk ndodhi aksidentalisht!

U realizua pasi prej muajsh kontrollohet e mbrohet nga çdo veprimtari e paligjshme, çdo pëllëmbë e këtij territori;

U realizua pasi sot, çdo agjenci shtetërore, çdo strukturë policore e ushtarake, ishte gati, mbikëqyri, raportoi, koordinoi, veproi dhe goditi në kohë rekord një tentative trafiku, dëshmoi efikasitet dhe vullnet të qartë politik për të goditur pa u ndalur, blerë e korruptuar si 8 vite me radhë.

Sot droga nuk iku siç ndodhte shpesh e me shpesh në 8 vjet! Sot droga u kap sërish! Bashkë me përgjegjësit!

Të bësh këtë je përballë krimit e kundër tij;

Të sulmosh këtë je në krah të krimit dhe pjesë e tij.

Të parën, kemi 8 muaj që po e ndërtojmë;

Të dytën, e vuajti për 8 vite çdo shqiptar, burrë e grua, djalë e vajzë, fëmijë, dhe ky vend.

Lumi i drogës qe rrjedh nga Plantacioni i Sali Berishës, mbjellë, rritur, korrur lirisht dhe nën kujdesin politik personal të tij, veçanërisht vitin e fundit të tij, tani ka një përgjigje, të qartë, të fortë, efikase.

Mos harroni, në këtë vend, këta shqiptarë, Sali Berisha e Lulzim Basha i vranë për ti vjedhur dhe i vodhën pasi i vranë.

Kjo kohë ka marrë fund! Pasuria e vënë në këtë skemë gjaku nuk i mbron më.

Tani do bëhet drejtësi!
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.