Makina shpërthen në flakë në mes të autostradës, shpëton shoferja.

Postuar në 08 Maj, 2014 08:14

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë -Durrës mesditën e sotme.

Makina tip Mitsubishi me targa AA106 EJ që drejtohej nga shtetasja, Entela Cano, është përfshirrë nga zjarri teksa ishte në lëvizje.

Drejtuesja e mjetit sapo ka pikasur flakët ka dalë nga makina dhe ka kërkuar ndihmën e zjarrëfikseve dhe policisë.

Policia dyshon që veç një defekti të mundshëm teknik, makinës mund t'i jetë vënë edhe lendë eksplozive. 

Rreth 100 metra larg vendit ku ndodhet makina e djegur rezulton të jetë krijuar një gropë në rrugë që dyshohet të jetë shkaktuar në momentin e përfshirjes makinës nga flakët.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve që shkaktoi zjarrin në makinë. 

Ky incident ka shkaktuar kaos në trafik, teksa janë shënuar radhë të gjata në njërën anë të rrugës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.