Drogë Lazarat-Itali, burg shefit të Antidrogës Fier, dekonspiroi kolegët.

Postuar në 05 Maj, 2014 09:37

Ish-shefi i Antidrogës në qytetin e Fierit, Dritan Zagani sëbashku me 5 anëtarët e organizatës që trafikonte sasi të konsiderueshme droge nga Lazarati në Itali, kanë dolë sot para togave të zeza në kryeqytet ku janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Të akuzuarit kanë mohuar akuzën, ndërsa aktualisht oficerë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit dhe prokurorë të Krimeve të Rënda janë duke hetuar dhe akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore ku dyshohet se është përfshirë ish-shefi i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani.

Mes personave të arrestuar për trafikimin e lëndëve narkotike në bashkëpuniim janë Edison Latifaj, Jorgo Naçi, Niko Brahimaj, Simir Shoha, si dhe Agur Malaj. -

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.