Arkiv-Lajme të përditësuara
Dyshimet për trafik droge, Mbrojtja rrethon aerodromin e Gjadrit.
Në aerodromin e Gjadrit në Lezhë qysh në orët e para të mëngjesit ka nisur rrethimi i aerodromit me barriera betoni dhe tela. Në gjatësinë e pistës prej afro tre kilometra forca të policisë ushtarake kanë rrethuar ambientet me blloqe betoni tek pista kryesore, tek një pistë rezervë dhe një pistë tjetër e vogël. Mësohet se aksioni do të vijojë deri ditën e martë, ndërsa punimet do të mbikëqyren nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Pista 3.5 km e gjatë, në të gjithë gjatësinë e saj po rrethohet nga barriera betoni.
PD: Me Ramën, papunësia po rritet.
Partia Demokratike deklaroi se me mazhorancën aktuale dhe me Kryeministrin Edi Rama papunësia po rritet çdo ditë. Zëdhënësja e PD Laura Vorpsi tha se fjalët dhe retorika boshe e Kryeministrit, panairet me ngjyra, nuk po krijojnë asnjë vend të ri pune. Sipas saj, këtë krizë të papunësie, nuk po e vuajnë vetëm disa ish-të dënuar për korrupsion, që me Edi Ramën kanë gjetur vendet më të mira të punës. “Në Berat, rilindja ka bërë drejtor rajonal të shërbimit të transportit, një të dënuar me 8 muaj burg dhe 200 mijë lekë gjobë për shpërdorim detyre.
Pogradec, vetëhelmohet 56 vjeçarja.
Një grua nga një fshat i Pogradecit ka tentuar që ti japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gurras, ku 56 vjeçarja me iniciale D.C., është gjetur pa ndjenja nga familjarët e saj në njërën nga dhomat e banesës. Gruaja u dërgua me urgjencë në spitalin e zonës, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua drejt spitalit të Tiranës, ku vijon të ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht bazuar në dëshmitë e familjarëve, mësohet se ajo vuante prej disa kohësh nga depresioni, çka dyshohet ta ketë shtyrë drejt një akti të tillë.
Korrupsion, SHKB arreston në Fier 3 punonjës policie.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka vënë në pranga nën akuzën e “Korrupsionit pasiv” tre punonjës të policisë. Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë, se të ndaluarit janë Bledar Naçi, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier; Benard Fejza, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier dhe Gramoz Fasko, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.
SHKB arreston shefin e Antidrogës në Fier.
Shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani, është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme. Burime zyrtare nga ministria e Brendshme i thanë agjencisë noa.al se sot ora 01.00, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Renda në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, arrestoi shtetasin Dritan Zagani, me detyrë shefi i seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier, për veprën penale të “shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Firmat piramidale, 6 prej tyre shpërndajnë përqindjet e parave.
Gjashtë firma piramidale do të mundësojnë për qytetarët tërheqjen e përqindjes së parave të mbyllura pranë tyre. Janë gjashtë subjekte të cilat do të nisin procesin e ndarjes së parave, duke i shpërndarë nëpërmjet filialit të një banke, sipas koefiçentit për secilën kompani. Mësohet se përqindja e parave që do të shpërndahen, janë ato që kanë "shpëtuar" nga shitja e aseteve.
Në kërkim për vrasje, arrestohet pas një viti.
I shpallur në kërkim për vrasje, një i ri nga Gramshi përfundoi në prangat e uniformave blu. Besnik Meço 32 vjeç nga Gramshi, u arrestua nga policia e Lushnjes pasi prej gati një viti ishte shpallur në kërkim. Në ngarkim të tij Gjykata e Lushnjes kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
INUK shemb objektin në Tiranë.
nspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar përfundoi mbylli operacionin e shëmbjes se një objekti të paligjshëm pak metra larg stacionit të trenit në Tiranë, në vendin e quajtur si “Dispançeria”.
Aksioni nisi pas ankesave të qytetarëve dhe verifikimit të dokumentacionit, ku dhe rezultoi se godina dy-katëshe e që përdorej sisupermarket ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Sipas INUK, zotëruesi i objektit ka ndërtuar godinën në tokën e dikujt tjetër. Ai ka aplikuar për legalizim, por ka marrë përgjigje negative nga ALUIZNI, pra nuk është legalizuar.
Moore: Të shqetësuar për polarizimin e situatës në Shqipëri.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit thotë se lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri nuk duhet zhvilluar përmes akuzave politike dhe shtypit, por përmes sistemit të drejtësisë. Në një intervistë për gazetarin Arben Xhixho, drejtori i zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore, ndalet edhe tek përplasjet politike mes pozitës dhe opozitës, si dhe mes qeverisë dhe presidentit. Pyetje: Zoti Moore ju keni qënë në Shqipëri dy herë që nga koha e ardhjes në pushtet të qeverisë së re socialiste në shtator. Cili është mendimi juaj, për mënyrën si ka qeverisur ajo deri tani? J.
Reforma territoriale, Fino: Më 15 maj dalin variantet. Bufi: Vetëm 5 qarqe.
Komisioni për reformën territoriale administrative në mbledhjen e paradites së sotme, ka thirrur një grup ekspertësh të pavarur për t'u konsultuar. Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni Bashkim Fino, i cili i drejton punimet në mungesë të anëtarëve të opozitës, deklaroi se më 15 maj Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi do të prezantojë variantet për ndarjen e re territoriale. Si përfaqësues i ekspertëve të pavarur duke prezantuar zërin e shoqërisë civile, ish-deputeti socialist Ylli Bufi deklaroi se shumica e njësive vendore janë inefiçente.