Dyshimet për trafik droge, Mbrojtja rrethon aerodromin e Gjadrit.

Postuar në 03 Maj, 2014 10:29

Në aerodromin e Gjadrit në Lezhë qysh në orët e para të mëngjesit ka nisur rrethimi i aerodromit me barriera betoni dhe tela. Në gjatësinë e pistës prej afro tre kilometra forca të policisë ushtarake kanë rrethuar ambientet me blloqe betoni tek pista kryesore, tek një pistë rezervë dhe një pistë tjetër e vogël. Mësohet se aksioni do të vijojë deri ditën e martë, ndërsa punimet do të mbikëqyren nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Pista 3.5 km e gjatë, në të gjithë gjatësinë e saj po rrethohet nga barriera betoni. Barrierat janë vendosur rreth 50 metër larg njëra-tjetrës, ndërsa Forcat e Armatosura nuk kanë lejuar mediat të afrohen. Vec këtij aksioni forcat e ushtrisë po shembin edhe disa objekte te ushtrisë, që përdoreshin nga banorë të zonës së Gjadrit. Pritet që ky aksion të përfundojë ditën e martë, 6 maj. Zërave të përfolur në media se kjo masë merrej për të ndaluar avionët e ulur në këtë aerodrom për trafikun e drogës, Ministria e Mnbrojtjes i ka dhënë një përgjigje zyrtare. “Ministria e Mbrojtes në kuadër të përmirësimit të masave për ruajtjen e objekteve në konservim të Forcave të Armatosura merr masa të tilla si në rastin e aerodromit të Gjadrit”, thuhet në qëndrimin e MM. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.