Pogradec, vetëhelmohet 56 vjeçarja.

Postuar në 03 Maj, 2014 04:20

Një grua nga një fshat i Pogradecit ka tentuar që ti japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gurras, ku 56 vjeçarja me iniciale D.C., është gjetur pa ndjenja nga familjarët e saj në njërën nga dhomat e banesës. Gruaja u dërgua me urgjencë në spitalin e zonës, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua drejt spitalit të Tiranës, ku vijon të ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht bazuar në dëshmitë e familjarëve, mësohet se ajo vuante prej disa kohësh nga depresioni, çka dyshohet ta ketë shtyrë drejt një akti të tillë. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet që e shtynë 56 vjeçares drejt aktit fatal, ndërsa materialet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Pogradecit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.