Korrupsion, SHKB arreston në Fier 3 punonjës policie.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka vënë në pranga nën akuzën e “Korrupsionit pasiv” tre punonjës të policisë. Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë, se të ndaluarit janë Bledar Naçi, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier; Benard Fejza, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier dhe Gramoz Fasko, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier. Tre punonjësit e policisë akuzohen se më 28 mars në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë marrë shtetasit M.F., një shumë lekësh. Arrestimi i tyre u bë me vendim të Gjykatës së Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi.
Add new comment