PD: Me Ramën, papunësia po rritet.

Partia Demokratike deklaroi se me mazhorancën aktuale dhe me Kryeministrin Edi Rama papunësia po rritet çdo ditë. Zëdhënësja e PD Laura Vorpsi tha se fjalët dhe retorika boshe e Kryeministrit, panairet me ngjyra, nuk po krijojnë asnjë vend të ri pune. Sipas saj, këtë krizë të papunësie, nuk po e vuajnë vetëm disa ish-të dënuar për korrupsion, që me Edi Ramën kanë gjetur vendet më të mira të punës. “Në Berat, rilindja ka bërë drejtor rajonal të shërbimit të transportit, një të dënuar me 8 muaj burg dhe 200 mijë lekë gjobë për shpërdorim detyre. Myqerem Xhaferri është proceduar dhe është dënuar nga Gjykata në fillim të vitit 2011, por kjo nuk është pengesë për Edi Ramën që ti besojë atij një nga shërbimet më të rëndësishme publike të rrethit të Beratit.Këto janë veprat e Edi Ramës, në kohën e krizës së punës. Fjalë të bukura për etikë, meritokraci, profesionalizëm e shanse të barabarta”, deklaroi Vorpsi, duke shtuar se Kryeministri po u thotë qytetarëve, bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë.
Add new comment