Arkiv-Lajme të përditësuara
Tahiri pret ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë ne Kosovë z. Qemal Minxhozin. Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe angazhimet e intensifikuara për të fuqizuar kombin shqiptar në kuadër të vizionit për integrimet euroatlantike.
Elbasan, ekzekutohet në atentat i dënuari për vrasje në 1997.
Nje person i denuar eshte vrare me arme zjarri diten e sotme në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan.
Ngjarja mesohet se ka ndodhur në vendin e quajtur 6-katëshi ndersa viktima eshte person i denuar per vrasje.
Policia ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per krimin. Dyshohet se motiv i atentatit eshte hakmarrja.
Viktime e krimit mesohet se ka mbetur shtetasi Arben Ceta, 41 vjec, person me precedente penale pasi ishte denuar me pare me 13 vjet heqje lirie per akuzen e vrasjes ne vitin 1997.
Një i vrarë dhe një i plagosur në Lurë të Matit.
Një person u vra me armë zjarri pak minuta më parë në Lurë të Dibrës. Nga të dhënat e para mësohet se personi i cili është qëlluar për vdekje quhet Shpendi S. I moshës 34 vjeç. Në ngjarje ka mbetur I plagosur dhe Ndriçim Ç. i moshës 33 vjeç. I plagosuri është duke u transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Tepelenë, policia kreh zonën për zbulimin e kanabisit.
Në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, krahas fushatve sensibilizuese që po zhvillohen në të gjithë territorin e qarkut, janë ndërmarrë dhe veprime operacionale që konsistojnë në kontrollin e territorit.Në këtë kontekst, gjatë dy ditëve të fundit janë zhvilluar fushata sensibilizuese në komunën Lopëz, Kurvelesh dhe në Komunën Qëndër Tepelenë , dhe vijon fushata edhe në komunat e tjera , si Qesorat e më pas në Luftinjë , Krahs, Buz , të rrethit Tepelenë.
Konflikt në shkollën “Aleks Buda”, plagosen dy nxënës.
Dy nxënës përfunduan të plagosur në spital pas një zënke në shkollën e mesme “Aleks Buda”në Laprakë të Tiranës. Një konflikt i rastit ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve prerëse dhe për pasojë të dy nxënësit janë plagosur. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për konfliktin në fjalë.
Prangoset 52 vjecari në Devoll, mori transfertë 100 mijë euro nga Qiproja.
Policia e Korces njoftoi se filloi proçedimi në gjëndje të lirë për shtetasin Th.M,52 vjeç, banues në Kalavari – Greqi. Procedimi ndaj tij u nis pasi dyshohet se ka përfituar një shumë të konsiderueshme, deri në 100 000 euro, në formë transfertash bankare nga Qipro, tërhequr në nje filial banke në Devoll, të cilat dyshohen të jenë produkt iveprave penale fitimprurëse, pasi shtetasi i mësipërm nuk disponon dokument justifikues.
Elbasan, 58-vjeçari pret fytin në sy të familjes e mjekëve.
Ngjarje e rëndë në spitalin e Elbasanit, ku një 58-vjeçar ka prerë fytin në sy të familjarëve dhe të mjekëve.
Madrit Arapi, baba i dy fëmijëve, i divorcuar, ishte shtruar në urgjencën e qendrës spitalore të këtij qyteti, pasi ndodhej në gjendej të rëndë depresive.
Pas, një debati me familjarët dhe me mjekët, ai ka rrëmbyer papritur një mjet prerës nga komodina pranë krevatit, ku qëndronte i shtrirë dhe ka prerë fytin e tij duke u mbuluar i tëri në gjak.
I marrin mbi 250 mijë euro përmes mashtrimit, prangosen dy autorët në Tiranë.
Polica e Tiranes tha se ka nisur proçedimi penal e punohet për shoqërimin e shtetasve Dragomir.S, 44 vjec, me shtetësi e kombësi bullgare dhe Bledar.M, 29 vjec, banues në Tiranë, sepse ndaj tyre ka bërë kallzim shtetasi N.Sh, sepse në muajin Dhjetor të vitit 2013, këta shtetas e kanë mashtruar, duke i marrë një shumë prej 200 000 euro dhe 100 000 dollar USA, për një biznes në fushën e hidrokarbureve.
Sherr me burrin për atësinë, nëna mbyt me jastek foshnjën 6 javëshe në Librazhd.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur rrethin e Librazhdit mëngjesin e së mërkurës. Gruaja 30 vjecare ka mbytur femijen e saj. Nga të dhënat e para të marra prej policisë lokale mësohet se një grua ka mbytur me jastek fëmijën e saj vetëm 6 javeshe. Ka qenë autorja e krimit ajo që ka pranuar gjithçka në seancën e marrjes në pyetje nga policia.
Dyshohet se shkak për mbytjen e fëmijës ka qenë kontradikta që kishte me bashkëshortin për atësinë e fëmijës.
Sherr me burrin për atësinë, nëna mbyt me jastek foshnjën 6 javëshe në Librazhd.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur rrethin e Librazhdit mëngjesin e së mërkurës. Gruaja 30 vjecare ka mbytur femijen e saj. Nga të dhënat e para të marra prej policisë lokale mësohet se një grua ka mbytur me jastek fëmijën e saj vetëm 6 javeshe. Ka qenë autorja e krimit ajo që ka pranuar gjithçka në seancën e marrjes në pyetje nga policia.
Dyshohet se shkak për mbytjen e fëmijës ka qenë kontradikta që kishte me bashkëshortin për atësinë e fëmijës.