Tahiri pret ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Postuar në 30 Prill, 2014 12:36

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, priti në takim Ambasadorin e  Republikës së Shqipërisë ne Kosovë z. Qemal Minxhozin.  Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe angazhimet e intensifikuara për të fuqizuar kombin shqiptar në kuadër të vizionit për  integrimet euroatlantike.

Zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi me këtë rast se bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve është investim për ardhmërinë më të mirë për kombin tonë. Ne jemi një komb i fuqishëm që arritëm të përballojmë shumë sfida në të kaluarën sepse i qëndruam besnik idealeve tona për liri, drejtësi dhe demokraci. Kombi shqiptar me vlerat dhe potencialet  që ka do të jetë lider për procese pozitive zhvillimore në rajon dhe më gjerë. Znj. Tahiri po ashtu tha se Qeveria e Kosovës po përkushtohet maksimalisht në reformat euro-atlantike duke ndërtuar një shtet të suksesshëm demokratik dhe euroatlantik dhe pozita e Kosovës në planin ndërkombëtar po forcohet gjithnjë e më shumë, me këtë rast ajo falënderoi Shqipërinë për mbështetjen për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën.

Zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se Kosova angazhohet për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimin rajonal dhe me këtë rast theksoi se dialogu për fqinjësi të mirë me Serbinë i ndërmjetësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-ve, po jep kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe po e afron Kosovën me BE-në.

Ambasadori Minxhozi shprehu kënaqësinë për progresin e arritur në Kosovë si në planin e forcimit të shtetit ashtu edhe të integrimeve evropiane dhe euro-atlantike. Ai tha se rruga e integrimeve euroatlantike mund te lehtësohet duke shfrytëzuar rrugët e bashkëpunimit ne mes të dy shteteve. Fuqizimi i  bashkëpunimit në sferat strategjike për të dyja vendet dhe kombin shqiptar është prioritet për ne tha Ambasadori z. Minxhozi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.