Arkiv-Lajme të përditësuara
Kontrabanda e drurit, kontrolle dhe bllokime në Lezhë e Shkodër.
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave (ISHMPU), Drejtoria e Inspektoriatit të Policisë Pyjore në kuadër të masave për forcimin e zbatimit të ligjit për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve dhe goditjen e aktiviteteve te paligjshme ka ushtruar inspektim në qarqet Lezhë dhe Shkodër.ISHMPU inspektoi zonat pyjore të Oroshit, Kthellës, Kaçinarit, Kurbneshit si dhe ushtroi kontroll në 6 pikat e grumbullimit, përpunimit dhe tregtimit të lëndës drusore në zonën e Fanit, Repsit, Kthellës etj.
Tahiri letër 14 kryebashkiakëve: Lironi parkimet publike, jo përdorim për pikë-shitjeje.
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u kërkon Kryetarëve të Bashkive kryesore në vend, të marrim masa të menjëhershme për lirimin e hapësirave publike që janë shndërruar në pikë-shitje për automjete. Përmes një letre drejtuar 14 drejtuesve të Bashkive, ministri Tahiri kërkon që brenda 30 ditëve, te merren masat për lirimin e parkimeve publike nga mjetet që parkohen për më shumë se 15 ditë në të njëjtin vend dhe për mjetet që parkimin publik e përdorin si pikë-shitje.
Bushati takon kongresmenët Engel dhe Aderholt.
Në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, zhvilloi sot takime me kongresmenët Robert Aderholt dhe Eliot Engel. Ministri Bushati i informoi kongresmenët me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe situatën në rajon. Ai u shpreh se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të një rëndësisë parësore dhe strategjike për vendin tonë.
Rrëzohet fadroma në Gramsh-Moglicë, tre persona humbin jetën.
Tre persona kanë gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në aksin Gramsh-Moglicë. Viktimat humbën jetën përshkak të rrëzimit të një fadrome ne humnerë kanë humbur jetën 3 persona.
Burime nga vendngjarja thanë se punëtorët po punonin për ndërtimin e rrugës.
Policia bën me dije se viktimat janë Sokol Elmazi 33-vjeç, Oltion Kola 21-vjeç si dhe inxhenieri i firmës së ndërtimit, një shtetas italian.
Të tre puntorët ishin duke punuar për ndërtimin e rrugës Gramsh-Kodovjat-Moglicë.
Korçë, katër persona arrestohen me 15 kilogramë drogë.
Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Korçës pasi po trafikonin një sasi prej 15 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa.
Burimet zyrtare thanë se diten e sotme , nga ana e Sherbimeve te Komisariatit tePolicise, Devoll, ne aksin Bilisht-Miras , ne afersi te fshatit Fitore u be kapja dhe arrestimi ne flagrance i
shtetasve:
Aurel Ali Xhacka, 41 vjec, banues Arrze, Bilisht,
Gerti Astrit Hysolli, 28 vjec, banues ne Arrze, Bilisht,
Andri Perparim Hysolli, 36 vjec, banues ne Bracanj, Bilisht,
Fier, parandalohet vrasja e dyfishtë për pronësi, arrestohet autori.
Policia e Fierit ka deklaruar sot se parandaloi një vrasje në këtë qytet.
Burimet nga policia kanë thënë se është arritur të arrestohet autori i ngjarjes,shtetasi Ardian Pashollari.
Ai akuzohet se ka tentuar të vrasë shtetasin me iniciale Sh.RR, 44 vjeç dhe shtetasin me iniciale R.R, 27-vjeçar.
Bëhet e ditur se tentativa e vrasjes ka ndodhur për një konflikti pronësie.
Forcat e rendit kanë sekuestruar edhe armën e krimit të përdorur nga autori, një armë kallashnikov me një krehër fishekë.
Tiranë, gjykata lë në burg 5 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit te “Ali Demi”
Gjykata e Tiranës ka vendosur mbajtjen në burg pa afat për pesë personat e akuzuar për vrasjen e biznesmenit Aurel Zenka në Tiranë javën që kaloi.
Reforma territoriale, Kryetarёt e Bashkive japin propozimet e tyre.
Disa prej krerёve tё pushtetit lokal u paraqitёn nё Komisionin Parlamentar pёr Reformёn Territoriale pёr tё dhёnё propozimet e tyre. Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u shpreh se reforma është edomosdoshme dhe se duhet të realizohet sa më parë. Ai propozoi që Qarku i Durrësit të ketë vetëm dy bashki atë të Durrësit dhe Krujës.
Kapriçot e motit s`kanë fund, reshje bore në Korçë.
Kapricot e motit nuk kanë të mbaruar këtë vit. Reshjet e borës në Korçë kanë rinisur sot, në lartësinë 1300 metra.
Nga vendngjarja mësohet se reshjet kanë përfshirë dhe pikën turistike të Dardhës, ku thellësia e borës deri më tani arrin në 5 centimetra.
Dimri e ka të vështirë të “largohet”, pasi ka pasur luhatje të shumtë të temperaturave. Reshjet e dëborës janë rikthyer para disa ditësh në Korçë dhe zonat përreth saj.
Legalizimet, Ndreu: PD, lot krokodili.
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu i ka konsideruar lot krokodili deklaratat e opozitës parlamentare lidhur me çështjen e legalizimeve.
“Për tetë vjet PD premtoi legalizimet dhe asnjëherë nuk i bëri, dhe tani që kjo po jetësohet nga Qeveria “Rama”, ata derdhin lot krokodili. Ne mbajtëm premtimin tonë dhe do të realizojmë me përpikmëri, ashtu siç edhe kemi dëshmuar të gjitha legalizimet, sipas zonave”, theksoi Ndreu, gjatë një deklarate për shtyp nga selia e Partisë Socialiste.