Tiranë, gjykata lë në burg 5 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit te “Ali Demi”

Postuar në 29 Prill, 2014 13:27

Gjykata e Tiranës ka vendosur mbajtjen në burg pa afat për pesë personat e akuzuar për vrasjen e biznesmenit Aurel Zenka në Tiranë javën që kaloi.
Para gjykatës së kryeqytetit dolën sot shtetasit Agron Agim Goxhaj, 36 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje, Artan Fredi Hasani, 42 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë krimet ndaj jetës dhe prodhim për shitje municionesh luftarake, Enton Sazan Sada (Ibrahimi), 41 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje me paramendim dhe Alket Elmas Halitaj, 42 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
Ndaj të gjithë këtyre personave bashkë me shtetasin Andi Veshi, gjykata vendosi masën arrest me burg të kërkuar nga prokuroria.
Sipas akuzës, shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri tjetrin sëbashku me shtetasin Edison Kajtazi, janë autor të vrasjes së shtetasit Ariel Zenka e ndodhur javën që shkoi në rrugën “Ali Demi” Tiranë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se motiv i kësaj ngjarje është një llogari e pashlyer përmes viktimës dhe autorëve.
Shtetasit në fjalë akuzohen për veprat penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78-25 dhe 278/2 të K.Penal.
Shtetasi Andi Veshi akuzohet për veprën penale të “Përkrahje të autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i K.Penal.
Para gjyqtarit Julian Haxhiaj, pesë të dyshuarit mbajtën qëndrime të ndryshme nga njëri-tjetri në lidhje me akuzën për vrasje. Asnjeri prej tyre nuk pranoi se kishte qelluar mbi viktimen. Disa pretenduan se ishin rastësisht në vendin e krimit, disa të tjerë thanë se thjesht po shoqeronin miqte e tyre, për të sqaruar një mosmarreveshje.
Agron Goxhaj u plagos në krah natën e vrasjes ndërsa në gjykatë pretendoi se kishte tentuar t’i kapte armën viktimës që po qëllonte drejt tyre në vendin e krimit..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.