SHKB arreston shefin e Antidrogës në Fier.

Shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani, është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme. Burime zyrtare nga ministria e Brendshme i thanë agjencisë noa.al se sot ora 01.00, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Renda në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, arrestoi shtetasin Dritan Zagani, me detyrë shefi i seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier, për veprën penale të “shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga informacionet e para siç raporton Noa.al, Zagani akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, me postin që mbante në këtë qark. Policia tha zyrtarisht se arrestimi u bë në kuadrin e goditjes të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Hetimet lidhur me këtë çështje vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Add new comment