Trafiku i drogës, PD: Mazhoranca e interesuar për të mbyllur hetimet.

Postuar në 02 Maj, 2014 09:52

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, deklaroi për mediat se mazhoranca kërkon të shmangë hetimin për trafikun e drogës. Ai tha se deklarata e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, është një deklaratë e turpshme, duke theksuar se, “Të thuash pa pikën e përgjegjësisë se çështja e hetimit të drogës qenka mbyllur, dhe për më tepër të keqpërdorësh aleatët tanë të mëdhenj lidhur me këtë çështje, e përsëris, është më tepër se sa e turpshme. Asnjë çështje nuk është mbyllur ende. Eshtë e vërtetë që mazhoranca me sa duket, po përpiqet ta kalojë në heshtje dhe ajo që unë dhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike kemi deklaruar që në fillim se ky komision me sa duket po ngrihet jo për të hetuar, por për të mbuluar të vërtetën, duket se po rezulton e vërtetë”. Ai shprehu vendosmërinë e opozitës për ti shkaur deri në fund transparencës, pavarësisht se sipas tij ka njerëz të interesuar dhe të interesuar thellë, që kjo çështje të mbyllet. Paloka nënvizoi se komisioni hetimor i ngritur për të hetuar lidhur me trafikun e drogës, duket se është ngritur për ta mbyllur çështjen e trafikut të drogës në Shqipëri dhe jo për ta hetuar atë. “Do të bëhet transparencë për shqiptarët, të bëhet transparencë për trafikun e drogës, kush janë përgjegjësit, a është e lidhur kjo qeveri me këtë trafik droge? Mesa duket edhe reagimet e ministrave dhe përfaqësuesve të kësaj mazhorance, tregojnë se frika e tyre ka pikërisht lidhje me faktin që ata janë të implikuar”, mbylli qëndrimin e tij Paloka 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.