Gjirokastër, pranga hajdutit të banesave.

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga qytetarin e identifikuar si B.Trako, i cili dyshohet për vjedhje të realizuara në banesat e braktisura. Sipas policisë, në momentin e arrestimit në flagrancë, këtij qytetari i janë sekuestruar një sasi prej 15 mijë lekësh të reja, disa celularë si dhe sende të ndryshme bakri. Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se operacioni është bërë për parandalimin dhe zbardhjen e disa vjedhjeve, të cilat mendohen të jenë kryer nga Trako, me origjinë nga Gramshi. Sipas bluve të këtij qyteti mësohet se operacioni është realizuar në fshatin Dropull dhe ka qenë i koduar “Endacaku”
Add new comment