Basha mbledh strukturat e PD Koordinatorë Duma, Shehu e Gjana.

Lideri i Opozitës, Lulzim Basha nisi takimet me strukturat partiake, për zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë, proces i cili do monitorohet e zhvillohet nga Koordinatorët. Ndër koordinatorët, që u konfirmuan të parët janë Grida Duma, Tritan Shehu, Jemin Gjana.
Çdo njësi do të ketë tre deri në katër koordinatorë për monitorimin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike. Koordinatorët do të jenë përgjegjës gjithashtu dhe për monitorimin nga afër të regjistrimeve të reja në PD.
Pas përfundimit të mbledhjes Jemin Gjana, tha se numri i koordinatorëve do të jetë prej 30-40 vetash vetëm për Qarkun e Tiranës.
Është zbardhur dhe udhëzimi I PD ku thuhet se deri në 2 qershor do bëhet rifreskimi i të dhënave në grupseksionet si dhe krijimi i bazave të reja të të dhënave në të gjithë rrethina e Tiranës.
Gjatë muajit maj do të nisë procesi i anëtarësimit dhe në qershor do fillojë një periudhë fushate, për t’u përmbyllur me zgjedhjet në degën e Tiranës.
Add new comment