Kamëz, i grabiti çantën me 650 mije lekë 53-vjeçarit, në kërkim autori.

Postuar në 05 Maj, 2014 06:23

Intensifikohen hetimet për grabitjen e pikës së skrapit në Kamëz të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën “Berluskoni” në Kamëz, ky një shtetas i armatosur me armë zjarri automatik i ka rrëmbyer një shtetasi çantën me 650 mijë lekë të reja. Fillimisht grabitësi ka shtënë me armë në ajër, dhe më pas i ka marrë çantën nën kërcënimin e armës, pronarit të pikës së skrapit në Kamëz, shtetasit H.M, 53 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Kamëz.
 
Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësin ë e provës materiale një gëzhojë kalibër 7.62 mm.

 
Ndërkaq, uniformat blu janë në kërkim të autorit të ngjarjes, ndërsa materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të ”Vjedhjes me armë”, parashikuar nga nenet 140 i K.Penal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.