SHBA, popullariteti i Obamës në rënie të ndjeshme.

Niveli i popullaritetit të presidentit amerikan, Barack Obama është në rënie të ndjeshme, pasi shumica e amerikanëve nuk janë dakord me politikën e tij për çështjet e ekonomisë dhe të shëndetësisë si dhe menaxhimin e krizës në Ukarinë, sipas një sondazhi të ri.
”Niveli i miratimit të presidentit amerikan ra në 41 për qind në prill kundrejt 46 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit”, sipas një hetimi të “Uashington Post” dhe “ABC News” të publikuar dje. Niveli i mospranimit është në 52 për qind kundrejt 50 për qind që ishte në fillim të vitit 2014.
Vetëm 42 për qind e të pyeturve miratojnë menaxhimin e ekonomisë dhe 37 për qind pëlqejnë mënyrën sesi ai ka aplikuar ligjin e ri të shëndetësisë të mbiquajtur “Obamacare”, reforma e tij kryesore, që u përball me fillime të vështira, por që në fund arriti më shumë se shtatë milionë firma sikurse shpresonte administrata Obama.
Vetëm 34 për qind e të pyeturve janë të kënaqur me mënyrën e menaxhimit të krizës në Ukrainë, sipas këtij sondazhi.
Add new comment