Të shkarkuarit nga puna protestojnë tek Ministria e Mirëqenies Sociale.

Postuar në 28 Prill, 2014 05:15

Një grup i shoqatës së të larguarve nga puna pas zgjedhjeve të 23 Qershorit zgjodhën të protestojnë gjatë paradites së sotme përpara godinës së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Drejtuesit e këtij grupimi thanë se kanë kërkuar të takohen me Kryeministrin për t’i shprehur atij pakënaqësinë për lëvizjet e pajustifikuara dhe tëmotivuara në shkaqe politike. “Rilindasit kanë shkarkuar punonjësit e administratës duke i lënë në mes të rrugës ndërsa punësojnë vetëm militantët e tyre politik”, u shpreh një prej protestuesve. Sipas tyre, pushimi nga puna i një gruaje në Korçë çoi në fundin e saj tragjik e në këtë linjë kërkuan dorëheqjen e drejtoreshës së arsimit të Korçës ose shkarkimin e menjëhershëm të saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.