Tiranë, arrestohet i dënuari me 8 vjet burg për trafik droge.

Postuar në 25 Prill, 2014 10:12

 Një person i kërkuar për trafik droge është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës.
Burimet zyrtare thanë se më datë 25.04.2014 rreth orës 10.15 në rrugën “Don-Bosko” në Tiranë, nga Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit, kanë bërë të mundur  kapjen e shtetasit në kërkim Viktor Prek Shkoza, 23 vjec, lindur dhe banues në Lezhë.
Sipas policisë, ky shtetas ishte në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë më datë 11.04.2014 ka dërguar urdhërin e ekzekutimit të vendimit penal të  Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me te cilin është dënuar me 8 vite burg.V.Penale “Trafikim të narkotikeve kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a/2,22,25 te K.Penal.
Shtetasi Viktor Shkoza përgjatë momenteve të kapjes posedonte me vete një pistoletë tip makarov me kreher.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.